LAJMI I FUNDIT:

BE-ja kërkon të kufizojë importet e karburanteve indiane të prodhuara me naftë ruse

BE-ja kërkon të kufizojë importet e karburanteve indiane të prodhuara me naftë ruse

Bashkimi Evropian duhet të marrë masa kundër Indisë, që rishet naftën ruse në Evropë si lëndë djegëse të rafinuar.

Vitin e kaluar, India ishte blerësi kryesor i naftës ruse, pas pushtimit të Ukrainës nga Moska më 24 shkurt 2022. Blerja e naftës së lirë ruse ka rritur prodhimin dhe fitimet në rafineritë indiane, duke u mundësuar atyre të eksportojnë produkte të rafinuara në mënyrë konkurruese në Evropë dhe marrin një pjesë më të madhe të tregut.


Drejtuesi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell është shprehur se do ta ngrejë çështjen me ministrin e jashtëm të Indisë, Subrahmanyam Jaishankar.

“Nëse nafta ose benzina që hyn në Evropë, vjen nga India dhe prodhohet me naftën ruse, kjo është sigurisht një anashkalim i sanksioneve, prandaj shtetet anëtare duhet të marrin masa”, tha Borrell.

Rafinerët indianë, importuan 970 mijë fuçi në ditë gjatë periudhës fiskale 2022/2023. Kjo shifër përbën më shumë se një të pestën e importeve të përgjithshme të karburantit të vendit.

Prodhuesi më i madh rus i naftës Rosneft dhe rafineri më i mirë indian Indian Oil Corp, kanë nënshkruar gjithashtu një marrëveshje afatgjatë, për të rritur dhe diversifikuar ndjeshëm klasat e naftës të dërguara në Indi.

Sipas të dhënave të gjurmimit të anijeve nga Kpler, Reliance Industries dhe Nayara Energy ishin eksportuesit kryesorë të karburanteve të rafinuar dhe blerësit e naftës ruse.

India zakonisht eksportonte mesatarisht 154 fuçi naftë dhe karburant avioni në Evropë, përpara pushtimit të Ukrainës nga Rusia. Megjithatë, kjo është rritur në 200 mijë fuçi, pasi BE ndaloi importet e produkteve ruse të naftës nga 5 shkurti i këtij viti, tregojnë të dhënat nga Kpler.

“Çdo mekanizëm për të frenuar lëvizjen e naftës ruse, do të duhet të zbatohet nga autoritetet kombëtare. Nëse ata shesin, kjo është për shkak se dikush po blen. Dhe ne duhet të shikojmë se kush po blen”, ka shtuar kryediplomati i BE-së. /Telegrafi/