BE-ja gjobit Apple me 1.8 miliardë euro për kufizimet ndaj transmetuesve të muzikës në App Store
Apple është gjobitur me 1.8 miliardë euro nga BE-ja pas hetimit që zbuloi se kishte kufizuar qasjen e konsumatorëve te shërbimet e transmetimit të muzikës si Spotify.
Gjoba është gati katër herë më e lartë sesa pritej nga Komisioni Evropian si shenjë vendosmërie ndaj kompanive teknologjike që abuzojnë me pozitën e tyre dominuese në tregje.
Komisionerja evropiane, Margrethe Vestager, tha se një gjobë më e vogël nuk do ishte asgjë më shumë sesa e barabartë me një “gjobë parkimi”, shkruan the Guardian, transmeton Telegrafi.
“Rregullat e Apple përfunduan duke dëmtuar konsumatorët. Informacioni kritik u fsheh në mënyrë që konsumatorët të mos bënin zgjedhje efektive. Disa konsumatorë mund të kenë paguar më shumë sepse nuk ishin të vetëdijshëm se mund të paguanin më pak nëse abonoheshin në tjera aplikacione”, shtoi komisionerja.
Në një deklaratë, Komisioni Evropian tha se “hetimi ndaj Apple zbuloi se kompania ndalon shërbimet e transmetimit të muzikës që të informojnë përdoruesit për shërbime alternative dhe më të lira abonimi”.
Hetimi i nisur pas një ankese nga Spotify, u përqendrua në një kufizim që i pengonte shërbimeve tjera t’u tregonin përdoruesve të pajisjeve Apple për alternativa tjera të transmetimit të muzikës.
Spotify dhe shumë aplikacione tjera kanë qenë kritikë të gjatë të App Store nga Apple, pasi sipas tyre ajo mbyt konkurrencën duke ngarkuar një tarifë prej 30 për qind për blerjet brenda aplikacionit.
Megjithatë, Apple ka njoftuar planet për të lejuar klientët e BE-së të shkarkojnë aplikacione edhe nga jashtë aplikacionit të saj.
Duke iu përgjigjur gjobës së marrë, gjiganti teknologjik tha se “vendimi u mor pavarësisht dështimit të komisionit për të zbuluar prova të besueshme të dëmtimit të konsumatorit, duke injoruar realitetin e një tregu që po rritet me shpejtësi”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSmartphone TCL vjen me një ekran shumë tërheqës
Kurse falas të AI, ato ofrohen nga Harvard, Google – Microsoft e shumë kompania tjera
Përdoruesit e iPhone ankohen se nuk po u aktivizohet alarmi, Apple premton se po punon për rregullimin e problemit
Boston Dynamic prezanton robotin e ri qen i cili shfaqet duke kërcyer
WhatsApp po merr përmirësime të mëdha
Qualcomm dhe prodhuesit e telefonave Android punojnë drejt zhvillimit të veçorisë të "komunikimit të mesazheve me satelitë"
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe