LAJMI I FUNDIT:

BE-ja fton Kosovën dhe Serbinë që t’i japin fund retorikës nxitëse për luftë dhe konflikt në Ballkan

BE-ja fton Kosovën dhe Serbinë që t’i japin fund retorikës nxitëse për luftë dhe konflikt në Ballkan
Foto: Arkiv/Ilustrim

Bashkimi Evropian ka ftuar liderët politikë në Kosovë dhe Serbi që menjëherë t’i japin fund retorikës nxitëse dhe të veprojnë me përgjegjësi. BE-ja ka shprehur shqetësim për deklaratat në të cilat përmenden lufta dhe konflikti, dhe ka shtuar se “do t’i mbaj përgjegjës liderët politikë për çfarëdo përshkallëzimi të situatës në rajon”.

Kështu thuhet në deklaratën e 14 gushtit të BE-së, dërguar nga zëdhënësi, Peter Stano.


“Rritja e retorikës nxitëse kohëve të fundit nga ana e zyrtarëve të Kosovës dhe Serbisë, në veçanti deklaratat rreth luftës dhe konfliktit në Ballkanin Perëndimorë paraqesin shqetësim të madh. Politikanët e lartë nga të dyja palët do të mbahen përgjegjës për çfarëdo përshkallëzimi që mund të qoj deri tek ndonjë rritje të tensioneve dhe potencialisht në dhunë në rajon”, thuhet në këtë deklaratë.

Aty thuhet se të dyja palët duhet “menjëherë t’i japin fund armiqësive mes tyre dhe deklaratave nxitëse, si dhe të veprojnë me përgjegjësi”.

Kurti përmend sërish luftën: Jemi vigjilentë, por jo të frikësuar
Lexo po ashtu Kurti përmend sërish luftën: Jemi vigjilentë, por jo të frikësuar

BE-ja thotë se të gjitha çështjet e hapura mes dy vendeve duhet të adresohen përmes dialogut.

“BE-ja pret që dy liderët të diskutojnë këto tema sfiduese në takimin e radhës të nivelit të lartë në kuadër të dialogut, të ftuar nga Përfaqësuesi i Lartë, Josep Borrell”.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq do të takohen në Bruksel me 18 gusht.

Bashkimi Evropian rikujton se arritja e një marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe ligjërisht obliguese për normalizimin e plotë të raporteve kërkon një klimë e cila do t’i kontribuonte kthimit të besimit, pajtimit dhe raporteve të mira, “ku marrëveshjet e së kaluarës respektohen dhe implementohen në tërësi, dhe ku veprimet e deklaratat të cilat nuk janë në përputhje me interesat e përgjithshme dhe qëllimet strategjike të rajonit nuk kanë vend”.

Një ditë para takimit në Bruksel, shefi i NATO-s do të takojë Kurtin dhe Vuçiqin
Lexo po ashtu Një ditë para takimit në Bruksel, shefi i NATO-s do të takojë Kurtin dhe Vuçiqin

BE-ja thotë se bashkë me EULEX-in në Kosovë, është në koordinim të afërt me KFOR-in dhe partnerët ndërkombëtarë, në veçanti Shtetet Bashkuara të Amerikës.

Më 17 gusht, sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg do të mbajë takime të ndara në Bruksel me kryeministrin Kurti dhe presidentin Vuçiq. Një ditë pas, më 18 gusht do të zhvillohet takimi i dy liderëve nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian. Ky takim ishte thirrur pas rritjes së tensioneve në veri të Kosovës.

Më 31 korrik, serbët lokalë vendosën barrikada në veri të Kosovës për të kundërshtuar dy vendimet e Qeverisë së Kosovës lidhur me targat dhe dokumentet serbe.

Barrikadat u hoqën më 1 gusht dhe Qeveria e Kosovës u zotua se do të shtyjë për një muaj zbatimin e vendimit për pajisjen e shtetasve të Serbisë me dokument për hyrje-dalje, me të hyrë në territorin e Kosovës.

Prej atëherë liderët politikë kanë shkëmbyer akuza të ndërsjella për tensionimin e situatës. /REL/

Në trend Lajme

Më shumë
Sa kanë pasuri Osmani dhe Kurti? Dyshja deklaron pasurinë e tyre në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Sa kanë pasuri Osmani dhe Kurti? Dyshja deklaron pasurinë e tyre në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Lajme
O'Brien pas takimit me Vuçiqin: Shpresoj që komuniteti ndërkombëtar do të bëjë gjithçka që Kosova të themelojë Asociacionin

O'Brien pas takimit me Vuçiqin: Shpresoj që komuniteti ndërkombëtar do të bëjë gjithçka që Kosova të themelojë Asociacionin

Politikë
Cilat ishin gjetjet e Themelores nga mbrojtja e të akuzuarve në rastin e “53-milionëshit”?

Cilat ishin gjetjet e Themelores nga mbrojtja e të akuzuarve në rastin e “53-milionëshit”?

Drejtësi
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Ndryshimi i motit, IHMK njofton për shi dhe borë

Ndryshimi i motit, IHMK njofton për shi dhe borë

Lajme
Votimi në veri, KQZ: 1,461 votues më shumë se në zgjedhjet e mbajtura më 23 prill 2023

Votimi në veri, KQZ: 1,461 votues më shumë se në zgjedhjet e mbajtura më 23 prill 2023

Lajme
Kalo në kategori