LAJMI I FUNDIT:

BE-ja 20% e Bruto Produktit për mbrojtje sociale

BE-ja 20% e Bruto Produktit për mbrojtje sociale

Në shumë vende të BE-së 20 për qind e Produktit të Brendshëm Bruto në vitin 2014 shkoi për mbrojtje sociale.

Të dhënat për këtë 20 përqindësh dolën nga Agjencia e Statistikave të BE-së Eurostat.
Sipas të dhënave të Eurostat-it 20 përqindëshin e Produktit të Brendshëm Bruto për mbrojtje sociale e përdorën Finlanda, Franca, Danimarka, Austria, Italia, Suedia, Greqia dhe Sllovakia.


Me 7.2 për qind të Bruto Produktit u përkrah edhe një fushë tjetër e rëndësishme si shëndetësia, ndërsa kategoritë tjera u mbështetën me përqindje më të vogla të Produktit të Brendshëm Bruto.

Në Kosovë në vitin 2014 për mbrojtje sociale u shpenzuan 269,094 milionë euro apo 18.94 për qind e buxhetit të përgjithshëm. /Telegrafi/