LAJMI I FUNDIT:

Izraeliti, prindërit e të cilit u vranë nga Hamasi: Nuk qaj për ta, duhet të ndalojmë luftën

Izraeliti, prindërit e të cilit u vranë nga Hamasi: Nuk qaj për ta, duhet të ndalojmë luftën

Aktivisti izraelit i paqes Maoz Inon ka bërë thirrje për t’i dhënë fund luftës midis Izraelit dhe Hamasit, një javë pasi prindërit e tij u vranë nga militantët palestinezë.

Hamasi ka vrarë 1,400 njerëz që nga fillimi i një sulmi të befasishëm ndaj Izraelit në fillim të këtij muaji. Militantët morën gjithashtu peng gati 200 persona, transmeton Telegrafi.


Bilha dhe Yakovi Inon, prindër të aktivistit të paqes, u vranë gjatë ditës së parë të sulmit të Hamasit.

Ata u vranë në pronën e tyre në Netiv Ha’Asara, në veri të Gazës, raportoi The New York Times javën e kaluar.

Sot, Maoz dha një intervistë për BBC në të cilën ai dërgoi mesazhe pajtuese.

Palestinezi nga videoja që shokoi botën 23 vite më parë, sërish varros më të dashurit, i biri iu vra në duar e tani vajton vëllezërit
Lexo po ashtu Palestinezi nga videoja që shokoi botën 23 vite më parë, sërish varros më të dashurit, i biri iu vra në duar e tani vajton vëllezërit

“Unë nuk po qaj për prindërit e mi. Po qaj për ata që do të humbin jetën në këtë luftë. Ne duhet ta ndalojmë luftën. Lufta… nuk është zgjidhja. Ju lutem, bëni gjithçka në fuqinë tuaj për të bërë presion mbi gjithçka që është relevante, për të ndaluar menjëherë luftën”, tha ai.

Duke folur për masakrën – të cilën presidenti amerikan Joe Biden e përshkroi si “ditën më vdekjeprurëse për hebrenjtë që nga Holokausti”, Maoz tha se ai dhe të afërmit e tij nuk po kërkojnë hakmarrje për vdekjen e prindërve të tij.

Pamje rrëqethëse, militanti i Hamasit filmon vdekjen e vetë – u fut me motoçikletë e raketahedhës në lagjen hebreje
Lexo po ashtu Pamje rrëqethëse, militanti i Hamasit filmon vdekjen e vetë – u fut me motoçikletë e raketahedhës në lagjen hebreje

“Si familje, nuk kërkojmë hakmarrje. Hakmarrja do të çojë vetëm në më shumë vuajtje, në më shumë viktima. Edhe pse ishte dita më e tmerrshme, humbja më e tmerrshme e jetës në Izrael që nga themelimi i vendit, kam frikë se shifrat mund të jenë shumë më të larta”, tha ai.

Ai përsëriti se duhet bërë gjithçka për të ndaluar luftën, duke shtuar se ka frikë për “ushtarët, civilët, nga të dyja palët – Gaza dhe Izraeli – të cilët do ta paguajnë me jetën e tyre”.

“Kjo është arsyeja pse po qaj dhe prandaj ishte shumë e rëndësishme për mua të jepja intervista në këtë kohë shumë të vështirë, t’i thërrisja botës: Ndaloni luftën. Ju lutem, ndaloni luftën”, përfundoi ai. /Telegrafi/