LAJMI I FUNDIT:

Palestinezi nga videoja që shokoi botën 23 vite më parë, sërish varros më të dashurit, i biri iu vra në duar e tani vajton vëllezërit

Palestinezi nga videoja që shokoi botën 23 vite më parë, sërish varros më të dashurit, i biri iu vra në duar e tani vajton vëllezërit

Jamal al-Durrah është duke vajtuar dy anëtarë të vrarë të familjes në sulmet ajrore izraelite në Gazë.

Ky baba nga Palestina, 23 vite më parë u filmua me të birin Mohammad, që asokohe ishte 12-vjeç, duke u fshehur prapa një shtylle të betonit në një rrugë në Gazë, derisa forcat izraelite qëllonin mbi ta, transmeton Telegrafi.


Në videon e filmuar nga Talal Abu Rahma, kameramani i televizionit francez, shihet Jamal duke tentuar të mbrojë fëmijët e tij nga plumbat derisa bërtet i tmerruar me atë çfarë po ndodhte.

Disa sekonda më pas ndodhë një shpërthim, e pasi që largohet tymi, shihet djaloshi që nuk lëvizë fare në kraharorin e babait të tij të plagosur.

Fotografitë e vrasjes së tij kishin bërë xhiron e botës dhe dyshja u bënë simbol të rezistencës palestineze. Tani, vite më vonë, Jamal po ballafaqohet me një sfidë të njëjtë – derisa varros anëtarë tjerë të familjes së tij.

Pamje rrëqethëse, militanti i Hamasit filmon vdekjen e vetë – u fut me motoçikletë e raketahedhës në lagjen hebreje
Lexo po ashtu Pamje rrëqethëse, militanti i Hamasit filmon vdekjen e vetë – u fut me motoçikletë e raketahedhës në lagjen hebreje

Në videon e postuar në X, shihet duke qëndruar i gjunjëzuar pranë dy kufomave të mbuluar me çarçafë të bardhë, të cilët pretendohet se janë vëllezërit e tij.

“Zoti ta lehtësoftë dhimbjen. Lamtumirë. Na dhashtë zoti  durim”, thotë Jamal.

Është një prej momenteve më të rënda të filmuar me kamerë që kur izraelitët filluan ofensivën në Rripin e Gazës si kundërpërgjigje ndaj sulmit të Hamasit.

Jamal, zdrukthëtar dhe moler nga Gaza, më 30 shtator të vitit 2000 u godit me 12 plumba, ku si pasojë i kaloi muaj të tërë në spital derisa u shërua plotësisht.

Tani është një prej dhjetëra mijëra banorë të Gazës, që sërish po përjetojnë tmerret gjatë përpjekjeve të Hamasit që ta neutralizojë Hamasin.

"Nuk arritëm të parandalojmë sulmin e Hamasit, jam personalisht përgjegjës" - shefi i inteligjencës izraelite merr përgjegjësinë
Lexo po ashtu "Nuk arritëm të parandalojmë sulmin e Hamasit, jam personalisht përgjegjës" - shefi i inteligjencës izraelite merr përgjegjësinë

Në një intervistë të rrallë, Jamal tha më 2021 për Anadolu Agency se pamjet e djalit të tij dëshmojnë vrasjen e qindra palestinezëve që kryesisht mbeten të padokumentuara.

“Tmerret që i përjetoi djali im bota nuk i ka harruar. Kurrë nuk do ta harrojnë”, tha Jamal.

Banorët e Gazës që janë nën kontrollin e Hamasit kanë thënë se sulmet e mbrëmshme ishin më të rënda në këto dhjetë ditë luftë.

Lagje të tëra janë rrafshuar, e nën gërmadha kanë mbetur 1 mijë persona. Numri i të vdekurve ka shkuar në 2.750 derisa i të plagosurve civilë në 10 mijë. /Telegrafi/