LAJMI I FUNDIT:

Izraeliti pretendon se ia vizatuan penisin në pasaportë, dhe jo vetëm kaq! (Foto)

Izraeliti pretendon se ia vizatuan penisin në pasaportë, dhe jo vetëm kaq! (Foto)

Një zyrtar kufitar, i ka vizatuar një penis dhe i ka shkruar “Rroftë Palestina”, një izraeliti në pasaportë, raporton The Independent.

Në pasaportën e burrit me emrin Tal Y’aakobi, shihet penisi i vizatuar krah fjalëve “Viva Palestina”, që përkthehet “Rroftë Palestina”.


Telefonata që shpëtoi Izraelin
Lexo po ashtu Telefonata që shpëtoi Izraelin

25 vjeçari nga Izraeli, ka thënë se e ka marrë pasaportën ashtu të vizatuar nga një zyrtar kufitar në Kili, kur ai po kalonte kufirin për në Argjentinë.

“Që në momentin e parë, burri në kufi ishte armiqësor me mua dhe më pas ma hodhi pasaportën në fytyrë, Më pas më ndaloi për një orë e gjysmë në kufi, pa më dhënë arsye”.

Polici izraelit “mat forcat” me një 8-vjeçare palestineze, ia konfiskon biçikletën asaj! (Video)
Lexo po ashtu Polici izraelit “mat forcat” me një 8-vjeçare palestineze, ia konfiskon biçikletën asaj! (Video)

“Ky akt i tiji, nuk arsyetohet me faktin që unë jam një hebre”, ka thënë Y’aakobi për Independent, transmeton Klan Kosova.

Yaakobi ka thënë se nuk e ka parë se çka ai zyrtar i kishte vizatuar deri pas pesë ditësh, dhe ka thënë se nuk do të ngre ndonjë padi kundër tij.

Pasi është kthyer në Izrael, atij i është dashur të porosisë një pasaportë të re e cila i ka kushtuar rreth 231 euro.

talpassport