LAJMI I FUNDIT:

Izraelitët zhvillojnë dronin që mund të bartë pushkë automatike dhe snajperë – madje i ofron përkrahje këmbësorisë

Izraelitët zhvillojnë dronin që mund të bartë pushkë automatike dhe snajperë – madje i ofron përkrahje këmbësorisë

Prodhuesi izraelit i armëve ka zhvilluar armën robotike, që përdor pushkë automatike dhe snajperë për shkatërrimin e objektivave statike dhe atyre në lëvizje.  

SMASH Dragon është dizajnuar nga kompania izraelite Smart Shooter dhe mund të montohet në fluturake të ndryshme pa pilot, siç janë dronët dhe mund të godasë objektivin derisa qëndron në ajër, transmeton Telegrafi.


Në fluturake mund të montohet pushka automatike apo snajperë me të cilat operatori manovron nga toka me një telekomandë në dorë.

Arma është shumë e lehtë dhe përdor konceptin e stabilizimit, që mundëson në mënyrë precize gjuajtjen e objektivave pavarësisht shpejtësisë së lëvizjes së dronit.

Sistemi ka mundësi të sofistikuara kompjuterike dhe mund të operojë qoftë ditën ashtu edhe natën. SMASH Dragon ka kryer me sukses testimin e gjuajtjes dhe gjendet në fazën e zhvillimit, por akoma nuk është në funksion.

Sistemi do të përdor teknologjinë Smash 2000 të njëjtës kompani, që përdor algoritme të ndërtuara me qëllim që të jetë preciz gjatë survejimit dhe goditjes së objektivave. Kjo teknologji është përdorur për rrëzimin e dronës të Hamasit dhe balonave me eksploziv të “lansuar” nga Rripi i Gazës, shkruan Jerusalem Post.

Teknologjia SMADH ofron “eliminim” preciz i kërcënimit nga toka, ajri  dhe deti, të paktën kështu pretendon drejtori ekzekutiv i Smart Shooter, Mihael Mor. /Telegrafi/