LAJMI I FUNDIT:

Izraeli prezanton pasaportën e imunizimit, do të pajisen me të gjithë ata që marrin dozën e dytë të vaksinës kundër coronavirusit

Izraeli prezanton pasaportën e imunizimit, do të pajisen me të gjithë ata që marrin dozën e dytë të vaksinës kundër coronavirusit

Izraeli është vendi që me ritmin më të shpejtë është duke vaksinuar popullatën e atjeshme me vaksinat kundër coronavirusit, e së fundmi ministria e Shëndetësisë së Izraelit ka prezantuar edhe “pasaportën e imunizimit” që do ta merr çdo person që e merr edhe dozën e dytë të vaksinës.

Siç raporton CNBC, pasaportën e imunizimit, autoritetet në këtë vend e quajnë si librezën e gjelbër – ku përmes kësaj metode do të jetë një lloj certifikate që konfirmon se personi është vaksinuar, transmeton Telegrafi.

Përveç kësaj, kjo librezë e gjelbër personave të vaksinuar do t’ju ofrojë liri të plotë nga kufizimet e sigurisë në luftën kundër coronavirusit.

Të gjithë ata që posedojnë një librezë të tillë nuk do të jenë të obliguar të futen në izolim pas kontaktit me personat e infektuar, si dhe pas udhëtimeve ndërkombëtare në “zonat e kuqe” apo në ato vende që kanë përqindjen e lartë të infektuarve.

Gjithashtu nuk do të duhet t’i nënshtrohen testeve me rastin e hyrjes në vendet që i vizitojnë. Megjithatë, nga ata ende do të kërkohej që të bartin maskë në hapësira publike, të respektojnë distancën fizike dhe të shmangin tubimet publike.

Të gjithë ata që posedojnë pasaportën e imunizimit, nuk do të ballafaqohen me masa e rrepta të kufizimeve në mbarë botën.

Kjo certifikatë e vaksinimit do të regjistrohen në bazën e të dhënave të ministrisë së Shëndetësisë, kurse pacientët e shëruar që nuk janë vaksinuar, nuk përmbushin kriteret për marrjen e kësaj pasaporte.

Izraeli është duke ecur me hapa të shpejtë sa i përket procesit të vaksinimit dhe kështu për më pak se një muaj ka arritur të vaksinojë rreth 20 për qind të popullatës (nëntë milionë banorë), ku mbi 72 për qind e të moshuarve mbi 60 vjet kanë marrë vaksinën.

Autoritetet izraelit planifikojnë që deri në mars të vaksinojnë 5.2 milionë qytetarë, me qëllim që të bëhen gati për dalje nga pandemia dhe të punojnë në rimëkëmbjen ekonomike. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Votimi kundër Kosovës në Këshillin e Evropës nga Mali i Zi, heshtin kryeministri Spajiq, ministri i jashtëm Ivanoviq dhe partia në pushtet “PES”

Votimi kundër Kosovës në Këshillin e Evropës nga Mali i Zi, heshtin kryeministri Spajiq, ministri i jashtëm Ivanoviq dhe partia në pushtet “PES”

Botë
Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Evropa
Një veprim që ka

Një veprim që ka "fituar zemrat në mbarë botën" - oficeri i sigurisë në Mekë ndihmon pelegrinin me aftësi të kufizuara për të parë Qaben

Botë
Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Evropa
Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Botë
Në Çeki zbulohet një rrjet propagande i financuar nga Rusia

Në Çeki zbulohet një rrjet propagande i financuar nga Rusia

Evropa
Kalo në kategori