LAJMI I FUNDIT:

Izrael, mbi 8.600 raste të reja me COVID-19

Izrael, mbi 8.600 raste të reja me COVID-19

Ka tejkaluar mbi 8.600 numri i rasteve ditore me coronavirus.

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se në 24 orët e fundit janë regjistruar 8.646 raste me COVID-19 ndërsa 26 persona e kanë humbur jetën nga ky virus.


Në këtë mënyrë, numri i përgjithshëm i viktimave në vendin me rreth 9.3 milion banorë, shkoi në 6.694 ndërsa numri i rasteve u rrit në 951.225.

Numri i rasteve aktive tejkaloi 55 mijë ndërsa 559 pacientë janë në gjendje të rëndë.

Në deklaratë thuhet se numri i rasteve të zbuluara në ditën e fundit është numri më i lartë i rasteve ditore të regjistruara nga 1 shkurti e deri tani.