LAJMI I FUNDIT:

Izet Mexhiti: Është herët për të folur për koalicion me partitë maqedonase

Izet Mexhiti: Është herët për të folur për koalicion me partitë maqedonase

“Në parim, mund të nënvizoj se për opozitën shqiptare është shumë i rëndësishëm orientimi politik i partive maqedonase, gjegjësisht në Qeverinë e re nuk do të hyjmë me çdo çmim, por do të kërkojmë fillimisht që të orientohen drejt procesit integrues, ndryshimeve kushtetuese, sepse vlerësojmë se është alternativa e vetme për qytetarët në Maqedoni”.

Këtë e ka deklaruar kryetari i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti në TV Sitel, duke iu përgjigjur pyetjes se a janë kundër koalicionit me OBRM-PDUKM-në.


Ai shtoi se është herët për të folur për këtë dhe theksoi se fillimisht pretendojnë të konsolidohen, të fitojnë në bllokun shqiptar dhe më pas, siç tha, të jenë pjesë e qeverisë së re.

I pyetur nëse përveç tri partive që janë pjesë e bllokut opozitar, kanë bisedime me parti të tjera politike dhe a është i mundur bashkëpunimi me një pjesë të opozitës që janë pjesë e partive maqedonase, Mexhiti theksoi se duhet të vihet re se për herë të parë pas 20 vitesh në bllokun shqiptar në skenën politike është një bllok opozitar i përfaqësuar nga Lëvizja Demokratike, Lëvizja Besa dhe Alternativa. Nëse opozita do të ishte e bashkuar, BDI do të kishte qenë disa herë opozitë dhe kjo ishte në vitin 2016 dhe në 2020.

“BDI-ja tashmë është thellësisht e përfshirë në krim, në biznesin e kazinove, çdo ditë hapen kredi të shpejta në lagjet tona”, tha ndër të tjera Mexhiti.

Lidhur me përgatitjen e Ligjit për amnistinë, për të cilin qeveria pretendon se qëllimi ishte zbrazja e burgjeve të plota, kreu i Lëvizjes Demokratike vlerëson se është një mesazh i keq për zyrtarët aktualë dhe të ardhshëm, sepse, thekson ai, kjo i inkurajon ata në korrupsion dhe krim.

Në trend Lajme

Më shumë
Rrahet anketuesi i regjistrimit të popullsisë, policia arreston tre të dyshuarit në Pejë

Rrahet anketuesi i regjistrimit të popullsisë, policia arreston tre të dyshuarit në Pejë

Lajme
Zbardhet vrasja e çiftit në Dropull, policia: Autori, bashkëfshatar i tyre

Zbardhet vrasja e çiftit në Dropull, policia: Autori, bashkëfshatar i tyre

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Lajme
Deputetja Krasniqi: Masat ndaj Kosovës u vendosën për shkak të qeverisë, drejtuesit e saj kanë mbetur të izoluar

Deputetja Krasniqi: Masat ndaj Kosovës u vendosën për shkak të qeverisë, drejtuesit e saj kanë mbetur të izoluar

Mirjeta Hajzeraj
Prishtinë, një shtetas i Shqipërisë hyn në dhomën e një hoteli dhe kryen vjedhje

Prishtinë, një shtetas i Shqipërisë hyn në dhomën e një hoteli dhe kryen vjedhje

Kronika e Zezë
Kalo në kategori