LAJMI I FUNDIT:

Ivanovi nuk ka kohë që ta takoj të dërguarin amerikan, Hoyt Yee

Ivanovi nuk ka kohë që ta takoj të dërguarin amerikan, Hoyt Yee

Kryetari Gjorge Ivanov nuk do ta mirëpresë të dërguarin amerikan për Evropë, Brian Hoyt Yee, i cili është paralajmëruar se do ta vizitoj Shkupin më 1 maj, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Kabineti i Kryetarit Ivanov ka pohuar për 24Vesti se nuk do të ketë takim Ivanov-Yee, edhe pse është kërkuar një takim zyrtar. Aryseja e refuzimit të takimit, sipas kabinetit, ka të bëjë me angazhimet e caktuara më parë që nuk i japin hapësirë kryetarit që të takojë të dërguarin amerikan./Telegrafi/