LAJMI I FUNDIT:

Ivanovi në Marakesh, merr pjesë në Samitin për ndryshimet klimatike

Ivanovi në Marakesh, merr pjesë në Samitin për ndryshimet klimatike

Kryetari i Maqedonisë, Gjorge Ivanov, nga sot e deri të ejten, do të merr pjesë në një vizitë pune në Mbretërinë e Marokut, ku do të mbahet Samiti i ndryshimeve klimatike COP 22, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në Samitin që mbahet në Marakesh, marrin pjesë shefa të shteteve dhe qeverive të 56 vendeve nga e tërë bota.


Përndryshe, në prill të këtij viti, Maqedonia e nënshkroi Marrëveshjen e Parisit për ndryshimet klimatike, që u miratua në vitin 2015 në Samitin e ndryshimeve klimatike COP21 në Paris./Telegrafi/