LAJMI I FUNDIT:

Ivanov: Jordani dhe Maqedonia kanë progres në sferën e zbulimit dhe këmbimit të informatave

Ivanov: Jordani dhe Maqedonia kanë progres në sferën e zbulimit dhe këmbimit të informatave

“Jordani është vend i cili është shembull pozitiv, i cili kontribuon për stabilitetin e Lindjes së Afërt dhe nga interesi i Maqedonisë është që të jetë e pranishme në planin e sigurisë-zbulimit, por edhe në atë ekonomik, deklaroi presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov, pas takimit me Mbretin e Jordanisë, Abdullah II, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ivanov, siç informojnë nga Kabineti i presidentit, ka theksuar se ky është takimi i tij i dytë me mbretin e Jordanisë, pasi në takimin e tyre të vitit të kaluar në kuadër të Asamblesë Parlamentare të Kombeve të Bashkuara, dy burrështetasit janë dakorduar për intensifikim të bashkëpunimit midis dy vendeve në më shumë sfera, posaçërisht në zbulimin dhe këmbimin e informatave për të gjithë ato kanosje që nga Lindja e Afërt vijnë në Evropë dhe posaçërisht në Ballkan.


Presidenti ka paralajmëruar nënshkrim të disa marrëveshjeve me Jordaninë, me ç’rast në mënyrë të rëndësishme do të avancohej korniza normative-juridike dhe bashkëpunimi ekonomik midis të dy vendeve.

Mbreti i Jordanisë është nikoqir i Forumit ekonomik botëror për Lindjen e Afërt dhe Afrikën Veriore, që po mbahet në Aman, ndërsa presidenti Ivanov merr pjesë me ftesë të tij personale.

Në Forumin ekonomik botëror për Lindjen e Afërt dhe Afrikën Verore marrin pjesë mbi 1000 liderë politik, përfaqësues nga sektori afarist dhe shoqëria civile, nga më shumë se pesëdhjetë shtete./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE dhe çështja e Asociacionit - si e parasheh Tahiri procesin në Komitetin e Ministrave?

Anëtarësimi i Kosovës në KiE dhe çështja e Asociacionit - si e parasheh Tahiri procesin në Komitetin e Ministrave?

Lajme
Reshjet e shiut vështirësojnë komunikacionin në magjistralen Prishtinë - Ferizaj, Policia apelon për kujdes gjatë vozitjes

Reshjet e shiut vështirësojnë komunikacionin në magjistralen Prishtinë - Ferizaj, Policia apelon për kujdes gjatë vozitjes

Lajme
“5 euro për një kafe”, arrestohet shtetasi i Maqedonisë pasi tentoi ta korruptonte policin në Vërmicë

“5 euro për një kafe”, arrestohet shtetasi i Maqedonisë pasi tentoi ta korruptonte policin në Vërmicë

Kronika e Zezë
Vdes një grua në Repartin e Gjinekologjisë në Prizren

Vdes një grua në Repartin e Gjinekologjisë në Prizren

Kronika e Zezë
Kalo në kategori