LAJMI I FUNDIT:

IuteCredit mbështet projektin ‘Libra me Zë’ për fëmijët e verbër dhe me pamje të dobësuar

IuteCredit mbështet projektin ‘Libra me Zë’ për fëmijët e verbër dhe me pamje të dobësuar

IuteCredit ka nënshkruar marrëveshje me organizatën Education Comes First (ECF) për të mbështetur aktivitetin e 1 qershorit – Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve për ngritjen e fondeve për zhvillimin e bibliotekës digjitale, platformës Libra me Zë – dedikuar fëmijëve të verbër.

Projekti “Libra me zë” është web faqe e dedikuar për fëmijët e verbër, ku ata kanë mundësi të dëgjojnë libra të lexuar nga vullnetarët e organizatës (ECF).

Për këtë qëllim, IuteCredit sikundër ka në fokus të sajin eksperiencën e klientëve, kontributin në edukimin e vazhdueshëm të të rinjeve – gjegjësisht fëmijëve, angazhimin e stafit në aktivitetet sociale si pjesë dhe të përgjegjësi sociale korporative, shprehi gatishmërinë për të e mbështetur këtë projekt duke ftuar fëmijët e klientëve të saj besnik dhe fëmijët e stafit të bëhen pjesë e aktivitetit që kësisoj të ndikon në ndërgjegjësim dhe vetëdijesim të vet fëmijëve dhe rëndësinë e pjesëmarrjes së tyre aktive në edukim të moshatarëve të tyre të verbër dhe me pamje të dobësuar.

Doruntina Jakupi, përgjegjëse për Burimet Njerëzore dhe Eksperiencën e Klientit në IuteCredit Kosova, e cilësoi këtë projekt si shumë të rëndësishëm dhe u zotua që do të i përfshijë fëmijët e klientëve besnik dhe fëmijët e anëtarëve të stafit të IuteCredit që të vetëdijësohen për vështirësitë që hasin bashkëmoshatarët e tyre për tu edukuar në mungesë librave, kushteve për të mësuar.

Aktivitete për fëmijë “Lojëra sfiduese, argëtuese" me 1 dhe 2 qershor
Lexo po ashtu Aktivitete për fëmijë “Lojëra sfiduese, argëtuese" me 1 dhe 2 qershor

Me këtë rast, IuteCredit Kosova do të shpërndaj 100 bileta për fëmijët e klientëve besnik të saj për aktivitetin argëtues të 1 qershorit – Lojëra Sfiduese Symbyllurazi që do të mbahet në parkun e Gërmisë me 1 dhe 2 qershor. /Telegrafi/

Artikull i sponsoruar