LAJMI I FUNDIT:

Aktivitete për fëmijë “Lojëra sfiduese, argëtuese” me 1 dhe 2 qershor

Aktivitete për fëmijë “Lojëra sfiduese, argëtuese” me 1 dhe 2 qershor

Në ditën kushtuar fëmijëve (1 qershorin), organizata Education Comes First (ECF), ka organizuar disa aktivitete interesante, ku fëmijët mund të argëtohen e të kalojnë momente të paharrueshme.

Këto aktivitete do të zgjasin dy ditë me 1 dhe 2 qershor duke filluar nga ora 12:00 deri në orën 16:00, dhe do të mbahen në parkun e Gërmisë.


Ky aktivitet ka për qëllim ngritjen e fondeve për zhvillimin e bibliotekës digjitale, platformës Libra me Zë – dedikuar fëmijëve të verbër.

Projekti “Libra me zë” është web faqe e dedikuar për fëmijët e verbër, ku ata kanë mundësi të dëgjojnë libra të lexuar nga vullnetarët e organizatës (ECF).

IuteCredit mbështet projektin 'Libra me Zë' për fëmijët e verbër dhe me pamje të dobësuar
Lexo po ashtu IuteCredit mbështet projektin 'Libra me Zë' për fëmijët e verbër dhe me pamje të dobësuar

Biletat janë në shtije në Librarinë Dukagjini, Shkollën Digjitale, Strip Depot, Restaurant Orchide Pejton, LET Center, Babies & Toddlers.
Çmimi i biletës është 10 euro.