LAJMI I FUNDIT:

Iutecredit hap zyrën e saj më të re në Pejë

Iutecredit hap zyrën e saj më të re në Pejë

Institucioni mikrofinanciar Estonez “Iutecredit” vazhdon të zgjerohet me ritme të shpejta në të gjithë territorin e Kosovës, duke hapur degën e saj më të re në qytetin e Pejës.

Iutecredit u ofron mundësinë klientëve të marrin një mikrokredi në kohë rekord dhe pa burokracitë që kushdo i ndesh në çdo institucion bankar ose financiar tjetër në Kosovë. Në vetëm 15 minuta ju mund të aplikoni dhe të merrni menjëherë paratë që ju duhen.

Për të marrë kredi në Iutecredit mjafton vetëm letërnjoftimi personal, dhe vërtetimi i pagesës, me këto mund të drejtoheni në zyrat e Iutecredit në Prishtinë, Prizren dhe tashmë pranë zyrave më të reja në Pejë ose pranë zyrave qendrore të Posta Kosovës. Aplikimin e kryeni shpejt dhe thjeshtë me ndihmën e një këshilltari për klientë, i cili do t’ju ndjekë në të gjitha hapat e shpejtë të aplikimit.

Ndërkohë, aplikimin për një kredi në Iutecredit mund ta bëni direkt edhe nga smartfoni ose kompjuteri juaj, sepse Iutecredit është i vetmi institucion në vend që mundëson një aplikim online nëpërmjet faqes së internetit www.iutecredit.org

Gjithashtu duke telefonuar në numrin zyrtar të kompanisë +38138406080, ju do të komunikoni drejtpërdrejt me një këshilltar kredie të Iutecredit Kosova. Një kanal tjetër komunikimi me këshilltaret e kredisë është edhe faqja zyrtare e Iutecredit Kosova në Facebook dhe gjithashtu ajo në Instagram iutecredit_kosova, ku çdokush do të marrë një përgjigje të menjëhershme për çdo pyetje.

Nuk ju mbetet veçse të vërtetoni me eksperiencën tuaj risitë dhe favorizimet që sjell Iutecredit në tregun kosovar. Ajo çka do të merrni në këmbim nuk do të jetë vetëm një shumë të hollash por zgjidhja e problemit tuaj financiar.

Prandaj vizitoni zyrat e Iutecredit në Prishtinë në Dardani tek Santea ose tek Xhamia e Llapit, në Prizren në rrugën Adem Jashari nr.81 (Bazhderhane) dhe tashmë edhe në Pejë në Rrugën Mbreteresha Teutë, Nr. 133, çdo ditë pune nga ora 08:00 – 20:00 dhe po ashtu të Shtunave dhe të Dielave nga ora 10:00 -20:00 ose pranë zyrave qendrore të Posta Kosovës për të marrë kredinë tuaj.

Problemet tuaja financiare tashmë e kanë një zgjidhje, Iutecredit. /Telegrafi/