LAJMI I FUNDIT:

Iu shemb ndërtesa 12-katëshe në Hatay, arrestohet ndërtuesi turk që donte të ikte në Mal të Zi

Iu shemb ndërtesa 12-katëshe në Hatay, arrestohet ndërtuesi turk që donte të ikte në Mal të Zi

Mehmet Yasar Coskun, pronari i një kompleksi banimi të shkatërruar nga tërmeti, u ndalua në aeroportin Sabiha Gokcen të Stambollit teksa po përpiqej të largohej nga Turqia.

Kompleksi “Renaissance Residence” ndodhej në provincën e Hatay në juglindje të Turqisë ndërsa u shkatërruar tërësisht pas dy tërmeteve të fuqishme.


Pamje të reja të tërmetit shkatërrues në Turqi: Veturat lëkunden, kamera ndalon së punuari
Lexo po ashtu Pamje të reja të tërmetit shkatërrues në Turqi: Veturat lëkunden, kamera ndalon së punuari

Ai po përpiqej të udhëtonte drejt Malit të Zi, ku po ndërton një kompleks banesor, raporton Anadolia.

Arrestimi u bë me urdhër të Zyrës së Kryeprokurorit Publik në lagjen Gaziosmanpaşa të Stambollit.

Sipas raportit, ai kishte me veti një shumë të parave, të cilat policia ia konfiskoi. Ende nuk është bërë e ditur zyrtarisht arsyeja e arrestimit të tij.

Ndryshe, kompleksi i apartamenteve 12-katësh kishte gjithsej 250 apartamente dhe ndodhej në lagjen Antakya të Hatayt.

Kompleksi reklamohet si një rezidence luksoze që kishte ‘kaluar’ të gjitha testet e ndërtimit.

Gruaja 62-vjeçare ndërsa po nxirrej nga gërmadhat në Turqi: Nëse nuk e kam burrin gjallë, për mua jeta s’ka kuptim
Lexo po ashtu Gruaja 62-vjeçare ndërsa po nxirrej nga gërmadhat në Turqi: Nëse nuk e kam burrin gjallë, për mua jeta s’ka kuptim

Megjithatë, ai u shkatërrua plotësisht nga një tërmet me magnitudë 7.8 që goditi qytetin e Gaziantepit të hënën në mëngjes, pasuar menjëherë nga një tërmet me magnitudë 7.5 në provincën Kahramanmaras.

Ndryshe, tërmetet kanë shkaktuar mbi 24 mijë viktima së bashku në shtetin turk dhe sirian. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Si po arrijnë dronët ukrainas të hedhin me saktësi granatat e dorës në tanket ruse?

Si po arrijnë dronët ukrainas të hedhin me saktësi granatat e dorës në tanket ruse?

Evropa
Vuçiq kërcënon dhe ofendon Malin e Zi: Të enjten do të shohim kë e kemi miq

Vuçiq kërcënon dhe ofendon Malin e Zi: Të enjten do të shohim kë e kemi miq

Serbia
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Botë
Përplasen dy anije në lumin Danub në Hungari – humbin jetën dy persona dhe pesë tjerë zhduken

Përplasen dy anije në lumin Danub në Hungari – humbin jetën dy persona dhe pesë tjerë zhduken

Evropa
Ukraina realizon një nga sulmet më të mëdha me dronë brenda Rusisë

Ukraina realizon një nga sulmet më të mëdha me dronë brenda Rusisë

Evropa
Hyn në fuqi ligji i ri i Ukrainës për mobilizim

Hyn në fuqi ligji i ri i Ukrainës për mobilizim

Botë
Kalo në kategori