Një i ri britanik ka fituar deri në 36 mijë dollarë nga një video në të cilën ai shihet në lot, derisa kërkon falje pas gabimit të bërë në Fortnite, pas së cilit u dënua për mashtrim.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Jarvis Kaye – i njohur si FaZe Jarvis – u kap duke thyer rregullat e Fortnite në një video të transmetuar drejtpërdrejt për dy milionë fansat e tij në YouTube.

Kishte fituar rreth 2,5 milionë dollarë nga kjo lojë, adoleshentit iu ndalua përjetë të luajë Fortnite – pasi ai u shfaq në lot, deklarohet edhe nëna e tij Kishte fituar rreth 2,5 milionë dollarë nga kjo lojë, adoleshentit iu ndalua përjetë të luajë Fortnite – pasi ai u shfaq në lot, deklarohet edhe nëna e tij

Por në një video të ndjeshme të faljes, adoleshenti pretendon se nuk ishte në dijeni të përdorimit të “aimbots” të ndaluar.

Një zëdhënës për The Fifth, një agjenci marketingu dhe e talentëve, tha: “Mund të bëhet fjalë për shifra 25,000 dhe 36,000 dollarë (19,000 dhe 28,000 funte)”.

“Kjo mund të jetë më e lartë, afër 50,000 dollarë (39,000), megjithatë ne nuk kemi qasje në gjëra të tilla si ruajtja e videove, gjeografia, cilësia e shikuesve etj”, ka thënë ai për The Sun.

Adoleshenti shpërthen në lot – i është dhënë ndalimi i përjetshëm të luajë Fortnite, sepse u kap duke mashtruar Adoleshenti shpërthen në lot – i është dhënë ndalimi i përjetshëm të luajë Fortnite, sepse u kap duke mashtruar

Po ashtu edhe agjencia e marketingut me ndikim Pro Seeders ka rënë dakord që Jarvis pothuajse me siguri bëri shuma të mëdha parash nga videoja.

Ndryshe, Epic Games, që krijon Fortnite, i dha adoleshentit një ndalim të përhershëm në fillim të kësaj jave, pas së cilit ka reaguar edhe nëna e tij, duke thënë se “ishte vetëm një gabim”. /Telegrafi/