LAJMI I FUNDIT:

Iu gjet drogë e armë në shtëpi, arrestohen babë e bir në Zveçan

Iu gjet drogë e armë në shtëpi, arrestohen babë e bir në Zveçan

Policia e Kosovës ka arrestuar babë e bir në një fshat të Zveçanit, nën dyshimet se kanë kryer veprat penale blerje, posedim, shitje dhe shpërndarje e paautorizuar e narkotikëve substancave psikotrope ose analoge, mbajtje në pronësi posedimi i pa autorizuar i armës dhe falsifikim i dokumentit.

Sipas komunikatës së Policisë së Kosovës, njësia e Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë në Mitrovicë Veri, pas pranimit të një informacioni në lidhje me dyshimet për substancë narkotike dhe armë në një fshat të komunës së Zveçanit, ka ndërmarr veprimet e nevojshme policore.


“Është ndaluar vetura e dyshuar me vozitës (J. A.), në të cilën gjatë kontrollit nen ulësen e vozitësit janë gjetur një sasi e dyshuar narkotike e llojit kokainë me peshë (453) Gr”, thuhet në komunikatë.

Po ashtu është kryer edhe kontrollimi i shtëpisë së të dyshuarit (J. A.), ku gjatë kontrollit  në dhomën e të birit të tij (M. A.), si dhe në shtëpi janë sekuestruar dëshmitë si në vijim:

  1. Pistoletë Berata,
  2. Një karikator,
  3. Katër (4) Fishek te kalibrit 7.62 mm,
  4. Sasi e dyshuar e marihuanes me peshe 2.71 gram,
  5. Qese të vogla të zbrazëta që shërbejnë për paketimin e substancave narkotike,
  6. Një sim kartel,
  7. Dokument zyrtar i cili dyshohet se është i falsifikuar, dokument i sindikatës se policisë së Serbisë me fotografi të dyshuarit M. A.
  8. Disa fleta që dyshohet se ka shënime që lidhen me shitjen e substancave narkotike,
  9. Veturë Opel Zafira,
  10. Substancë e dyshuar narkotike për kokainë, me peshë (453) Gr.

“Ndaj dy personave të dyshuar janë iniciuar rastet – Blerja, posedimi, shitja dhe shpërndarja e paautorizuar e narkotikëve substancave psikotrope ose analoge, Mbajtje në pronësi posedimi i pa autorizuar i armës dhe Falsifikim i Dokumentit. Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori i shtetit i cili ka udhëzuar që personave të dyshuar pas intervistimit  të ju caktohet masa e ndalimit prej 48 orësh”, thuhet në fund. /Telegrafi/