LAJMI I FUNDIT:

Iu deshën vetëm një vit në New Jersey për të fituar lotarinë 533 milionë dollarëshe (Video)

Iu deshën vetëm një vit në New Jersey për të fituar lotarinë 533 milionë dollarëshe (Video)

Fituesi i lotarisë prej hiq më pak se 533 milionë dollarëve të muajit të kaluar, Mega Millionsjackpot, është një banor i New Jersey.

Fituesi, sipas asaj që shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, supozohet një njeri shumë më fat, pasi që ai është një person që u transferuar në këtë vend, vetëm vitin e kaluar.


Richard Wahl u prezantua të premten gjatë një konference shtypi në selinë e lotarisë.

Sipas CBS New York, Wahl planifikon të përdorë paratë për “të bërë shumë gjëra të mira”.

“Për ne, ne besojmë se Perëndia ka një plan”, tha Wahl. “Për ne, plani është të bëjmë shumë gjëra të mira. Do të punojmë me ekipin tonë financiar për të bërë gjëra (të mira) të ndodhin. Nuk është vetëm paraja që ndryshon jetën, por unë dua që ajo të ndryshojë jetën për të tjerët – familjen, miqtë, njerëzit në nevojë. Pra, ne do të përpiqemi të bëjmë disa gjëra të mira”.

Menaxheri 47-vjeçar i prodhimit në një ndërmarrje të shërbimeve ushqimore në veri të New Jersey mori opsionin e parave në vlerë prej 220.7 milionë dollarë, pas taksave.

Wahl bleu biletën e vetme fituese për çmimin e 30 marsit në një pikë karburanti. Ai thotë se nuk është një lojtar i rregullt i lotarisë dhe ka blerë biletat vetëm disa herë. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Konsumoi cigare, nuk u ushqye shëndetshëm dhe në moshën 110-vjeçare nuk vuan nga ndonjë sëmundje – njihuni me burrin nga New Jersey

Konsumoi cigare, nuk u ushqye shëndetshëm dhe në moshën 110-vjeçare nuk vuan nga ndonjë sëmundje – njihuni me burrin nga New Jersey

Interesante
Aligatori bllokon rrotat e aeroplanit të Forcave Ajrore të Floridas

Aligatori bllokon rrotat e aeroplanit të Forcave Ajrore të Floridas

Interesante
Një çift në Angli janë bërë viralë pasi e kanë shndërruar kopshtin e tyre “gri” në një

Një çift në Angli janë bërë viralë pasi e kanë shndërruar kopshtin e tyre “gri” në një "oazë të bukur” me lule

Interesante
Historia e konkurrentit të 'shfaqjes më mizore në botë' – e kuptoi se teksa po jetonte i zhveshur, po ndiqej nga miliona njerëz

Historia e konkurrentit të 'shfaqjes më mizore në botë' – e kuptoi se teksa po jetonte i zhveshur, po ndiqej nga miliona njerëz

Interesante
Birrë dhe udhëtime me taksi falas për të joshur qytetarët të votojnë në qytetin indian

Birrë dhe udhëtime me taksi falas për të joshur qytetarët të votojnë në qytetin indian

Interesante
Shtatë mrekullitë e botës moderne (Foto)

Shtatë mrekullitë e botës moderne (Foto)

Interesante
Kalo në kategori