LAJMI I FUNDIT:

ITSHKSH fton shqiptarët e Maqedonisë në përurimin e Muzeut të Gjenocidit Serb në Bllacë

ITSHKSH fton shqiptarët e Maqedonisë në përurimin e Muzeut të Gjenocidit Serb në Bllacë

Më 10 prill 2019 në fshatin Bllacë të Hanit të Elezit do të shënohet 20-vjetori i gjenocidit serb dhe spastrimit etnik “Bllaca 99”, ku po në atë ditë do të vendoset gurthemeli i Muzeut të Gjenocidit Serb. Për këtë rast, nën patronatin e kryeministrit, Ramush Haradinaj, treni i cili kishte bartur mbi 440 mijë shqiptarë do të bëhet Muze, i cili do të qëndrojë në ish kampin e refugjatëve.

Për këtë rast Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve (ITSHKSH) në Shkup ju bën thirrje shqiptarëve të Maqedonisë që të jenë pjesë e këtij organizimi përkujtimor.


“Pas iniciativës dhe propozimit të Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve – Shkup dhe Shoqatës për Kthimin e Shqiptarëve të Shpërngulur nga Trojet e Veta – Prishtinë, Qeveria e Republikë së Kosovës ka marrë vendim që ta themelojë Qendrën Përkujtimore të Gjenocidit “Bllacë ‘99”.

Treni që barti shqiptarët e dëbuar në pranverën 1999 shndërrohet në Muze të Gjenocidit Serb në Bllacë
Lexo po ashtu Treni që barti shqiptarët e dëbuar në pranverën 1999 shndërrohet në Muze të Gjenocidit Serb në Bllacë

Meqë kjo qendër pritet të realizohet edhe në bashkëpunim me Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut, ndërsa Instituti jonë në Shkup, përmes departamentit të Muzeologjisë, do të jetë kujdestar shkencor për të, ftojmë të gjithë shqiptarët të cilët dy dekada më parë ishin kujdesur për bukë, ujë e strehim të vëllezërve të tyre të gjakut nga Kosova, që më 10 prill 2019 (e mërkurë), në orën 14.00, të vijnë në pikën kufitare “Bllacë” (në anën kosovare), ku do të hidhet gurthemeli i Qendrës dhe do të ekspozohet treni famëkeq i cili asokohe i kishte bartur mijëra shqiptarë deri në kufi.

Shqiptarët e Maqedonisë para 20 vjetëve e dëshmuan në vepër vëllazërinë ndërshqiptare, ndërsa tash do të duhet ta nderojnë ngritjen e kësaj qendre dhe të ndihmojnë që ajo të jetë konservimi më i mirë i kujtesës kolektive të të gjitha vuajtjeve shqiptare përgjatë historisë” thuhet në njoftimin e ITSHKSH-së, i udhëhequr nga Skender Asani. /Telegrafi/

Përjetësisht në kujtesën shqiptare – Bllaca ‘99
Lexo po ashtu Përjetësisht në kujtesën shqiptare – Bllaca ‘99

Në trend Lajme

Më shumë
“Ushtria digjitale” e Kurtit në front kundër gazetarëve

“Ushtria digjitale” e Kurtit në front kundër gazetarëve

Lajme
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

Lajme
Vranët dhe me riga shiu

Vranët dhe me riga shiu

Lajme
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

Lajme
Kalo në kategori