LAJMI I FUNDIT:

Treni që barti shqiptarët e dëbuar në pranverën 1999 shndërrohet në muze të gjenocidit serb në Bllacë

Treni që barti shqiptarët e dëbuar në pranverën 1999 shndërrohet në muze të gjenocidit serb në Bllacë

Më 10 prill 2019 në fshatin Bllacë të Hanit të Elezit do të shënohet 20-vjetori i gjenocidit serb dhe spastrimit etnik “Bllaca 99”, ku po në atë ditë do të vendoset gurthemeli i Muzeut të Gjenocidit Serb. Për këtë rast, nën patronatin e kryeministrit, Ramush Haradinaj, treni i cili kishte bartur mbi 400 shqiptarë do të bëhet Muze, i cili do të qëndrojë në ish kampin e refugjatëve.

Këshilltari i Kryeministrit i emëruar edhe Mbajtës i Dosjes për Çështjen e Personave të Zhdukur, Jahja Lluka, në një intervistë për Ekonomia Online, tha se për të kujtuar këtë akt të gjenocidit do të krijohet memoriali apo Muzeu i Gjenocidit Serb në Bllacë.

“Më 10 prill në ora 14:00 vihet gurthemeli i Qendrës Memoriale të Gjenocidit Serb “Bllaca 99″, meqenëse në Bllacë në vitin 99 kanë kaluar mbi 400 mijë shqiptarë në portën e daljes për Maqedoni e kemi pa të arsyeshme dhe qeveria ka marrë vendim qe të krijohet memoriali apo Muzeu i Gjenocidit Serb në Bllacë”, tha Lluka.

“… Me këtë rast do të kemi mundësi të dërgojmë trenin i cili ka bartë refugjatë dhe i cili do të jetë muze, do të qëndroj në vendin e kampit të refugjatëve, do vëmë gurthemelin dhe më pas do shpallim një konkurs për Muzeun për arsye se nuk po dëshirojmë të jetë një Muze i improvizuar, por do ta kemi një mundësi të gjenocidit dhe dëshmimit të gjithë këtij gjenocidi serb i cili ka ndodh gjatë viteve”, shtoi Lluka.

Ai tha se kjo është mënyra më e mirë për të shpërfaqur gjenocidin serb të kryer në Kosovë, ku sipas tij Serbia spastrimin etnik ndaj shqiptarëve e kishte filluar kohë më parë.

“Nëse duam me padit Serbinë për gjenocid, arsyeja dhe ngjarja e spastrimit etnik është baza kryesore për një akuzë të tillë në gjitha instancat ndërkombëtare. Duhet thënë se nuk është kjo fillimi. Spastrim etnik ka pas shumë më herët, janë me dhjetëra programe të Serbisë për pastrimin etnik të Kosovës duke filluar nga ‘Neçertania’ e deri tek Akademia e Shkencave të Serbisë, mirëpo kjo ka qenë përpjekja e fundit dhe falë Zotit ne kemi mbijetuar dhe tani do të dëshmojmë dhe do ta argumentojmë në Muzeun në Bllacë”, tha Lluka.

Lluka njoftoi se për shënimin e kësaj dite do të prezantohen artefakte, ekspozitë etj.

“Do ketë artefakte të mbledhura nga gjithë shqiptarët që kanë kaluar andej dhe po bëjmë apel të jemi në Bllacë më 10 prill në ora 14:00, ku do jenë liderët e Kosovës, do të kemi edhe një program të veçantë dhe do hapet një ekspozitë me fotografi nga kampet e refugjatëve të shqiptarëve dhe gjithashtu do të kemi një miting të poezisë ku do marrin pjesë rreth 100 poetë nga gjitha trojet shqiptare”, tha ai.

Lluka tha se gjitha përgatitjet kanë përfunduar, ku është hapur edhe një rrugë për të shkruar tek vendi ku kishte qenë kampi në atë kohë.

“Përgatitjet i kemi kryer, kemi hap një rrugë deri tek vendi ku ka qenë kampi, e kemi në përfundim e sipër hekurudhën ku do qëndroj treni dhe po shpresojmë se më në fund edhe Kosova do ketë një muze i cili ka munguar për dëshminë e gjenocidit serb në Kosovë”, shtoi ai.

Në trend Lajme

Më shumë
PDK voton kryesinë e re të partisë - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

PDK voton kryesinë e re të partisë - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

Lajme
Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Muhamet Hajrullahu
Pakënaqësi me Ligjin e pagave, Jasharaj paralajmëron protestë më 1 maj - nuk e përjashton mundësinë e grevës

Pakënaqësi me Ligjin e pagave, Jasharaj paralajmëron protestë më 1 maj - nuk e përjashton mundësinë e grevës

Elfije Boletini
Bedri Hamza i emëruari i PDK-së për kryeministër – kush mund të jenë kandidatët tjerë të partive politike?

Bedri Hamza i emëruari i PDK-së për kryeministër – kush mund të jenë kandidatët tjerë të partive politike?

Jehona Hulaj
Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona

Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona

Kronika e Zezë
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori