LAJMI I FUNDIT:

ITSHKSH: Departament për hulumtim të holokaustit (Video)

ITSHKSH: Departament për hulumtim të holokaustit (Video)

Në Institutin për Trashëgimi Kulturore dhe Shpirtërore të Shqiptarëve u hap Departament për edukim dhe hulumtim të Holokaustit. Drejtori i Institutit për Trashëgimi Kulturore dhe Shpirtërore të Shqiptarëve tha se kanë vendosur një gur në themelet e qytetërimit dhe që synon ndërgjegjësimin e përgjithshëm shoqëror.

‘’Do të më lejoni të them se kështu ne kemi vendosur një gur në themelet e vlerave të qytetërimit dhe që synon ndërgjegjësimin e përgjithshëm shoqëror për një moment të historisë që nuk e lë indiferent asnjë qenie të qytetëruar. Në të vërtetë ky departament nuk është i rëndësishëm vetëm sepse është i pari i këtij lloji në rajon as vetëm sepse do të jetë edukimi më i mirë dhe më i saktë institucional për historinë e vuajtjes së një populli në një periudhë të historisë, madje as vetëm sepse kështu e ruan kujtesën kolektive të një tragjedie me përmasa botërore’’, deklaroi Skender Asani drejtor në ITKSHSH./Tv21/