LAJMI I FUNDIT:

Italia zë vendin e dytë në botë për nga numri i viktimave dhe të infektuarave me coronavirus, pjesa veriore në izolim total

Italia zë vendin e dytë në botë për nga numri i viktimave dhe të infektuarave me coronavirus, pjesa veriore në izolim total

Në Itali gjatë 24 orëve të fundit është rritur dukshëm numri i të vdekurve dhe infektuarve me epideminë e coronavirusit, pavarësisht futjes së masave preventive siç është karantina në Lombardi dhe rajone tjera.

Vetëm për një ditë në Itali kanë vdekur njerëz sikurse ditëve të kaluara dhe nëse flasim për nga numri i të vdekurve dhe infektuarve – Italia është bërë vendi i dytë më i prekur në botë, transmeton Telegrafi.


Agjencia për Mbrojtje Civile ka njoftuar se numri i të infektuarve me coronavirus gjatë 24 orëve të fundit është rritur për 25 për qind – më saktësisht në 7.375 persona, kurse i të vdekurve për 57 për qind – 133 persona, që është numri më i madh për një ditë që kur në këtë vend dy javë më parë është zbuluar epidemia. Numri total i të vdekurve nga coronavirusi në Itali, ka shkuar në 366.

Bllokohet Milano, 16 milionë qytetarë në izolim – radhë të gjata para marketeve
Lexo po ashtu Bllokohet Milano, 16 milionë qytetarë në izolim – radhë të gjata para marketeve

Masat kufizuese kanë prekur 16 milionë qytetarë dhe kjo masë do të mbetet në fuqi deri më 3 prill, e këtë ligj e ka nënshkruar dy ditë ma parë kryeministri italian Giuseppe Conte.

“Nuk do të ketë largim apo hyrje në të rajon, përveç në rast se dëshmohet me ndonjë dokument që e liron atë”, ka deklaruar Conte.

Aktivitetet sportive dhe protestat janë anuluar, kurse shkuarja nëpër kinema, teatro apo muze është e ndaluar. Conte ka shtuar se trenat dhe aeroplanët do të qarkullojnë në rajonet e prekura me virusin vdekjeprurës, duke bërë thirrje që ato nuk duhet “quajtur zona të kuqe”.

Fjala është për qytetet dhe fshatrat në veri të Italisë që janë futur në karantinë për shkak të coronavirusit. Ndërkaq të gjithë që thyejnë rregullat rrezikohen të dënohen me tre muaj burgim apo me gjobë  prej 260 euro.

Numri i të infektuarve me coronavirus në SHBA ka shkuar mbi 500, në Shqipëri konfirmohen dy rastet e para – një shtetas gjerman ndërron jetë në Egjipt
Lexo po ashtu Numri i të infektuarve me coronavirus në SHBA ka shkuar mbi 500, në Shqipëri konfirmohen dy rastet e para – një shtetas gjerman ndërron jetë në Egjipt

Mediat italiane raportojnë se qysh në ditën e parë të masave kufizuese është krijuar një situatë kaotike në Itali. Mijëra njerëz para se gjithash në Lombardi, kanë bërë të pamundurën që t’i zënë trenat e fundit para se të bllokohej ky rajon. /Telegrafi/