LAJMI I FUNDIT:

Italia do ta padisë Pfizerin, kompania ka ngadalësuar prodhimin e vaksinave

Italia do ta padisë Pfizerin, kompania ka ngadalësuar prodhimin e vaksinave

Një vendim nga Pfizer dhe BioNTech për të zvogëluar numrin e dozave të vaksinave që ata dërgojnë në vendet evropiane ka detyruar zyrtarët shëndetësorë të ngadalësojnë planet e vaksinimit, me të paktën një shtet anëtar të BE-së që ka kërcënuar me veprime ligjore ndërsa tensionet mbi furnizimet e kufizuara rriten.

Kontratat e Pfizer dhe BioNTech me qeveritë janë për një numër të caktuar dozash dhe kompanitë u janë përgjigjur udhëzimeve të rregulluara duke zvogëluar numrin e dozave që ata dorëzojnë, raporton financialtimes.


Italia tha se një rënie prej 29 për qind e numrit të dozave të vaksinave BioNTech/Pfizer që po merrte pritej të vazhdonte përtej kësaj jave.

Domenico Arcuri, krye menagjues i pandemisë në shtetin italian, tha se vendi planifikoi të ndërmarrë veprime ligjore kundër Pfizerit “në ditët në vijim”.

“Fushata e vaksinimit nuk mund të ngadalësohet, veçanërisht kur bëhet fjalë për administrimin e dozave të dyta për italianët që kanë marrë tashmë të parën”, tha ai.

Kompania Pfizer në një deklaratë për Financial Times pohoi se marrëveshjet e saj me qeveritë kishin qenë gjithmonë të bazuara në shpërndarjen e dozave. /Telegrafi/