LAJMI I FUNDIT:

Italia i jep lamtumirën Berlusconit – trupi do t’i digjet sipas kërkesës së familjes

Italia i jep lamtumirën Berlusconit – trupi do t’i digjet sipas kërkesës së familjes

Arkivoli me trupin e Silvio Berlusconit arriti në katedralen në Milano pak pas orës 15:00 dhe vetura në të cilën u transportua kufoma u pasua nga një kolonë e madhe.

Sipas mediave italiane, të pranishëm në katedrale ishin 2300 zyrtarë që kanë arritur për lamtumirën e fundit të politikanit italian.


Flamujt u ulën në gjysmë shtizë dhe anëtarët e familjes, duke përfshirë fëmijët dhe ish-bashkëshorten e ish-kryeministrit italian, u ulën në rreshtin e parë të katedrales, shkruan La Repubblica.

Përveç zyrtarëve lokalë, për t’i dhënë lamtumirën italianit kanë arritur edhe zyrtarë nga Brukseli, si dhe presidenti i Irakut, emiri i Katarit dhe kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban.

Katedralen e kanë mbushur edhe zyrtarë nga bota e sportit, ndërsa “La Stampa” shkruan se për varrimin kanë arritur presidentët e Interit, Napolit dhe Lazios, ndërsa sheshi është “pushtuar” nga tifozët më të zjarrtë të Milanit.

Para mbërritjes së arkivolit në katedrale, Berlusconi u përcoll nga vila në Arcore, ku ishin mbledhur edhe një numër i madh qytetarësh.

“Ka vetëm një president”, bërtiti një nga të pranishmit, raportojnë mediat italiane.

Dhjetë momentet më të paharrueshme të Silvio Berlusconit
Lexo po ashtu Dhjetë momentet më të paharrueshme të Silvio Berlusconit

Pasi vetura me arkivol u largua nga vila, ajo mbërriti në sheshin para Katedrales së Milanos, ku iu bë edhe nderime ushtarake, pas së cilës arkivoli u fut në katedrale, i shoqëruar nga gjashtë anëtarë të Karabinierëve.

“Ky akt u prit me duartrokitje të gjata nga më shumë se dy mijë zyrtarë në katedrale”, shkruan La Stampa.

Ceremonia e varrimit u drejtua nga kryepeshkopi i Milanos, Mario Delpini, i cili tha se Berluskoni ishte një njeri i jetës dhe i dashurisë.

Dhjetë momentet më të paharrueshme të Silvio Berlusconit
Lexo po ashtu Dhjetë momentet më të paharrueshme të Silvio Berlusconit

“Berlusconi ishte sigurisht një politikan, por edhe një biznesmen që ishte në qendër të famës, çfarë mund të themi për të në këtë moment lamtumire dhe lutjeje, ai ishte një njeri me dëshirë për jetën, dëshirë për dashuri dhe gëzim. Ai është burrë dhe tani takohet me Zotin”, tha Delpini.

Pas përfundimit të ceremonisë në katedralen e Milanos, trupi i Berlusconit duhet të digjet sipas dëshirës së familjes.

Hiri i trupit të ish-kryeministrit italian do të dërgohet në mauzoleumin e familjes në mjediset e vilës në qytetin verior të Arcore. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Sheiku i Dubait miraton planin për ndërtimin e aeroportit më të madh në botë

Sheiku i Dubait miraton planin për ndërtimin e aeroportit më të madh në botë

Azia
Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron

Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron

Evropa
Evakuohen mbi 4 mijë banorë të Kharkvit, rusët me sulm të befasishëm mbi qytetin e dytë më të madh të Ukrainës

Evakuohen mbi 4 mijë banorë të Kharkvit, rusët me sulm të befasishëm mbi qytetin e dytë më të madh të Ukrainës

Evropa
Zjarri shkatërron qendrën tregtare në Varshavë, bëhet shkrumb e hi objekti me 1.400 lokale afariste

Zjarri shkatërron qendrën tregtare në Varshavë, bëhet shkrumb e hi objekti me 1.400 lokale afariste

Evropa
Ndërron jetë pacienti të cilit për herë të parë në botë i ishte transplantuar veshka e derrit

Ndërron jetë pacienti të cilit për herë të parë në botë i ishte transplantuar veshka e derrit

Botë
Ukrainasit pretendojnë se Rusia gjatë 24 orëve të fundit ka humbur 1,260 ushtarë, një aeroplan dhe pesë tanke

Ukrainasit pretendojnë se Rusia gjatë 24 orëve të fundit ka humbur 1,260 ushtarë, një aeroplan dhe pesë tanke

Evropa
Kalo në kategori