LAJMI I FUNDIT:

Italia dënon Facebookun, shkak përdorimi i të dhënave për qëllime komerciale

Italia dënon Facebookun, shkak përdorimi i të dhënave për qëllime komerciale

Bordi i Konkurrueshmërisë në Itali ka dënuar gjigantin e rrjetit social Facebook me 10 milionë euro.

Në një deklaratë me shkrim nga Bordi i Konkurrueshmërisë, thuhet se Facebook është dënuar me gjobë prej 10 milionë eurosh për shkak të përdorimit në mënyrë ilegale me qëllime komerciale të informacioneve personale të përdoruesve.


Tutje thuhet se Facebook ka shkelur pikat 21 dhe 22 të Ligjit për Konsumatorë dhe se ka përdorur informacionet e përdoruesve për qëllime komerciale pa i njoftuar ata.

Bordi i Konkurrueshmërisë ka zbuluar se kur ka ndonjë sulm kibernetik ndaj informacioneve të përdoruesve të Facebookut, nuk ka ndonjë sistem të paralajmërimit automatik, përcjell Telegrafi.

Facebook gjobitet me 565 mijë euro për skandalin e Cambridge Analytica
Lexo po ashtu Facebook gjobitet me 565 mijë euro për skandalin e Cambridge Analytica

Kujtojmë se Facebook ishte dënuar me gjobën maksimale prej 500 mijë sterlina (565 mijë euro) nga mbikëqyrësi i të dhënave në Britani të Madhe për dështimin në mbrojtjen e të dhënave personale të përdoruesve në skandalin Cambridge Analytica.

Zyra e Komisionerit të Informacionit (ICO), tha se shkeljet e ligjeve të mbrojtjes së të dhënave në lidhje me një rrjedhje masive të të dhënave për Cambridge Analytica kishin qenë serioze.

ICO tha se hetimi kishte zbuluar se midis viteve 2007 dhe 2014, Facebook i kishte lejuar zhvilluesit e aplikacioneve që t’i qasnin të dhënat personale të përdoruesve në mënyrë të padrejtë. Të dhënat u përdorën “pa pëlqim të mjaftueshëm të përdoruesve”, si dhe në raste që përdoruesit nuk kishin shkarkuar aplikacionin e Facebook, por ishin “miq” me ata që kishin qasje në aplikacion. /Telegrafi/