Ylli i Barcelonës, Lionel Messi e ka fituar ‘Topin e Artë’ për herë të pesë në Cyrih, por më herët kishte kontestime për listën ku mungonte Buffon.

Kapiteni i Azzurrëve, Buffon dhe trajneri Antonio Conte, nuk kanë dashur të votojnë asnjërin në listën e ngushtë prej 49 lojtarëve.


Megjithatë, FIFA i bëri publike rezultatet, ku u pa mungesa e votave italiane në shenjë proteste për mungesën e Buffonit.

Në anën tjetër shoku i Buffonit te Juventusi, Paul Pogba, është përfshirë në skuadrën më të mirë ‘FIFPro World XI’. /Telegrafi/
 

telegrafi sport app