LAJMI I FUNDIT:

Itali, goditet banda shqiptare e kokainës, dalin pamjet e arrestimeve (Video)

Itali, goditet banda shqiptare e kokainës, dalin pamjet e arrestimeve (Video)

Mediat italiane kanë publikuar pamje të arrestimit të pjesëtarëve të dy bandave në Itali, një shqiptare dhe një marokene, që sipas hetuesve italianë, gjatë viteve 2015-2017 kishin krijuar një xhiro miliona Eurosh përmes trafikut të dograve të forta.

Një bandë shqiptare që merrej me trafik droge është goditur në Itali. Tre shqiptarë janë arrestuar dhe një është në kërkim, ndërsa rreth 26 kg kokainë e heroinë u sekuestruan.


Siç raportojnë sot mediat lokale, janë ekzekutuar 7 nga 6 urdhër-arreste të lëshuara nga prokuroria dhe të zbatuara në operacionin policor të koduar “Amarcord” mbrëmjen e djeshme (8 korrik) dhe gjatë natës.

Sipas autoritete italiane, hetimet nisën pas të shtënave që u shënuan më 16 Maj 2015 në parkingun e urgjencës së Spitalit të Ravenna-s.

Në atë rast, u arrestuan një tunizian, Abdessalem Aissaoui 40 vjeç dhe italiani Francesco Liuzzi 37 vjeç, për tentativë vrasje ndaj 32-vjeçarit shqiptar Xhevair Gjojdeshi, raporton Panorama. Të dy të arrestuarit së bashku me një bashkëpunëtor të tretë qëlluan 10 herë kundër shqiptarit, por pa e goditur, transmeton Mapo.

Hetimet e mëvonshme kanë zbuluar se origjina e atij konflikti ka ardhur pas mosmarrëveshjeve mes dy bandave që bashkëpunuan me njëra-tjetrën në trafikun e drogës në Ravenna.

Siç e kanë përcaktuar hetuesit sot, grupet janë dy, të dallueshme nga njëri-tjetri:

E para është një bandë e trafikantëve të drogës (kokainë, heroinë) që përbëhet nga shqiptarët. Kryesisht ata trafikonin në Itali, kokainë nga Shqipëria. Pas importit në Itali, e përpunonin e më pas e shpërndanin te shpërndarësit e drogës. Karabinierët kanë konfiskuar një laborator me mbi 20 kg drogë (heroinë e kokainë), të krijuar në një banesë në zonën “Lido di Classe”.

Banda e dytë, ajo e shpërndarësve, përbëhej nga tunizianë. Këta të fundit shpërndanin drogën kryesisht në qytetin e Ravenna-s, por edhe zonat përreth.

Aktiviteti i dy grupeve ka vazhduar nga viti 2015 deri në vitin 2017. Pastaj erdhën hetimet dhe aksioni ku gjashtë persona u arrestuan:

R.I., 32 vjeç, me kombësi tuniziane;

N.I., 37 vjeç, me kombësi tuniziane;

K.V., 32 vjeç, me kombësi italiane;

A.A., 42 vjeç, me kombësi shqiptare;

E.A., 47 vjeç, me kombësi shqiptare;

I.P., 38 vjeç, me kombësi shqiptare.

Personi në kërkim, një shqiptar, nuk ndodhet në Itali dhe me shumë gjasë ka gjetur strehë në Itali, sipas hetuesve italianë.

Ekzekutimi i masave të arrestit janë kryer mbrëmjen e djeshme dhe gjatë orëve të natës nga karabinierët e Ravenna-s dhe të Riminit. Operacioni çoi në sekuestrimin e rreth 26 kg drogë dhe 39.000 euro KESH. Para që sipas hetuesve, dyshohet se janë përfituar nga aktiviteti i paligjshëm i trafikut të drogës.

Sipas hetuesve, aksioni është një goditje e madhe ndaj trafikut të drogës në Ravenna dhe dy bandat kishin një profil të rëndësishëm kriminal dhe një qarkullim total prej miliona eurosh.