LAJMI I FUNDIT:

Isufi nuk pajtohet me ndërkombëtarët: Kanë marrë të dhënat kadastrale, jo elementet tjera përcaktuese

Isufi nuk pajtohet me ndërkombëtarët: Kanë marrë të dhënat kadastrale, jo elementet tjera përcaktuese

Florim Isufi, një nga dy profesorët që e kanë kontestuar demarkacionin e kufirit me Malin e Zi, ka folur menjëherë pas konferencës së Komisioni ad-hoc ndërkombëtar për demarkacionin me Malin e Zi.

Ai ka thënë se presidentja ka qenë e vonshme me atë se Komisioni vendor ka qenë jotransparent dhe kjo ka qenë arsyeja pse këta ekspertë nuk kanë bashkëpunuar me komisionin.


“Nuk më pëlqeu presidentja sepse e tha shtatë muaj. Ne nuk kemi bashkëpunuar me komisionin për këtë arsye – se nuk ka qenë transparent”, ka thënë Isufi.

Isufi tha se komisioni ndërkombëtar ka marrë për bazë vetëm të dhënat kadastrale dhe jo elementet tjera përcaktuese, duke shtuar se nuk ka qenë aspak e nevojshme që të tregohen CV-të e anëtarëve në konferencën e sotme.

“Këta kanë marrë të dhënat kadastrale dhe jo elementet tjera përcaktuese. Pse na u thanë CV sot, sepse nuk kanë qenë aspak të nevojshme. Eksperti nga Britania tregoi edhe vet se është vetëm polic kufitar”, ka thënë Isufi në transmetuesin publik.

Çdo bazë ligjore pas vitit 1988, sipas Florim Isufit, nuk vlen dhe se këtë ua ka thënë edhe komisionit ndërkombëtar.