LAJMI I FUNDIT:

Isufi ia numëron skandalet Kurtit: Kjo është tepër, kthjellu!

Isufi ia numëron skandalet Kurtit: Kjo është tepër, kthjellu!

Nënkryetari i AAK-së, Ahmet Isufi, ka reaguar pas zhvillimeve të fundit në vend.

Deklarata e djeshme e Shkelzen Gashit, këshilltarit të kryeministrit në detyrë Albin Kurti, ka nxitur reagime të shumta.


Sipas Isufit, ky është skandali i radhës në vargun e skandaleve të qeverisë Kurti.

Isufi në postimin e tij në Facebook, i ka numëruar edhe skandalet tjera të mëdha, të ndodhura brenda vetëm 50 ditësh.

Postimi i plotë i Isufit:

“Kur të vërtetën dhe të drejtën ia dedikon vetëm vetvetes.

Kur kundërshtarin politik e kthen në armik e armiku të kthehet në humanitar.

Kur i kthen tregun armikut që me paratë tua të blejë armë për të të vrarë.

Kur i ofron armikut korridor për të dalë në detin Adriatik.

Kur i frynë zjarrit për luftë vëllavrasëse.

Kur mbledh rreth vetes llumin që godet embrionin e lirisë së popullit e atdheut.

Kur do të mbahesh mend vetëm për shkarkim-ngarkim.

Tepër 50 ditë.  Kthjellu!”, ka shkruar Isufi.

LHK “Ali Hadri” i kërkon Kurtit shkarkimin e këshilltarit Gashi: Deklarata e tij është skandal i madh
Lexo po ashtu LHK “Ali Hadri” i kërkon Kurtit shkarkimin e këshilltarit Gashi: Deklarata e tij është skandal i madh

Ndaj deklaratës së këshilltarit të kryeministrit në detyrë kanë reaguar edhe udhëheqës të organizatave të ndryshme, shoqërisë civile, deputetë e politikanë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vrasja e Liridona Ademajt - edhe dy muaj paraburgim për Naim Murselin dhe dy të tjerët, i dyshuari i katërt mbrohet në liri

Vrasja e Liridona Ademajt - edhe dy muaj paraburgim për Naim Murselin dhe dy të tjerët, i dyshuari i katërt mbrohet në liri

Drejtësi
Protestuesit hyjnë në Kuvend me pankarta për të drejtën e votës së emigrantëve, hedhin letra drejt deputetëve

Protestuesit hyjnë në Kuvend me pankarta për të drejtën e votës së emigrantëve, hedhin letra drejt deputetëve

Lajme
Siljanovska: Nuk do t'i largojë tabelat Maqedonia e Veriut, dhe do ta përdor vetëm Maqedonia

Siljanovska: Nuk do t'i largojë tabelat Maqedonia e Veriut, dhe do ta përdor vetëm Maqedonia

Politikë
Mentor Latifi emërohet ambasador i Kosovës në Zvicër

Mentor Latifi emërohet ambasador i Kosovës në Zvicër

Lajme
A po kushtëzohet anëtarësimi i Kosovës në Këshill të Evropës me themelimin e Asociacionit?

A po kushtëzohet anëtarësimi i Kosovës në Këshill të Evropës me themelimin e Asociacionit?

Elfije Boletini
Aktivisti i Luginës, Muharrem Salihu kandidati i parë nga Italia për zgjedhjet në Parlamentin Evropian

Aktivisti i Luginës, Muharrem Salihu kandidati i parë nga Italia për zgjedhjet në Parlamentin Evropian

Lugina
Kalo në kategori