LAJMI I FUNDIT:

Isufi: Hahn nuk tha se nuk do të ketë liberalizim të vizave

Isufi: Hahn nuk tha se nuk do të ketë liberalizim të vizave

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ahmet Isufi , e ka quajtur jo serioze seancën e jashtëzakonshme të thirrur nga opozita, duke iu referuar kështu nënshkrimeve të mëhershme, të cilat sipas tij ishin të manipuluara, e po ashtu edhe rezolutës, ku tha se përmenden zgjedhjet.

Ai këto komente i bëri në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës, të thirrur nga opozita, pas mos liberalizimit të vizave për vendit tonë këtë vit.

Isufi kërkoi të mos përmenden data në lidhje me liberalizimin e vizave, duke thënë se krejt kjo varet nga BE-ja dhe jo nga Kosova, raporton KP.

“Bashkimi Evropian përmes komisionarit Hahn  në Prishtinë dje deklaron se Kosova i ka përmbush kriteret, 95 për qind, do të thotë e ka kryer punën e vet, dhe nuk e tha ndryshe, por tha që në BE ekzistojnë procedura të cilat duhet të vazhdojnë  në mënyrë që të bëhet liberalizimi i vizave”, tha ai.

Ndryshe, komisionari evropian për Zgjerim Johaness Hahn gjatë vizitës së djeshme në Kosovë tha se heqja e regjimit të vizave nuk do të ndodhë deri në vitin 2020, madje i porositi kosovarët të mos mbahen peng i datave, duke aluduar se ky proces mund të merr kohë edhe më shumë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dygjuhësia duhet të merret si avantazh, jo problematikë te fëmijët – Pervizaj flet për hulumtimet e fundit

Dygjuhësia duhet të merret si avantazh, jo problematikë te fëmijët – Pervizaj flet për hulumtimet e fundit

Elfije Boletini
Deklaratat për zgjedhje, Konjufca: Mazhoranca nuk ka vullnet që vendi të shkojë në zgjedhje përmes dorëheqjes së Qeverisë

Deklaratat për zgjedhje, Konjufca: Mazhoranca nuk ka vullnet që vendi të shkojë në zgjedhje përmes dorëheqjes së Qeverisë

Lajme
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
IKShPK: Regjistrohen 8 raste të Kollës së mirë në Kosovë, prindërit t'i vaksinojnë fëmijët

IKShPK: Regjistrohen 8 raste të Kollës së mirë në Kosovë, prindërit t'i vaksinojnë fëmijët

Shëndetësi
RTK: Ambasadori Berishaj po intervistohet nga Prokuroria Speciale

RTK: Ambasadori Berishaj po intervistohet nga Prokuroria Speciale

Drejtësi
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori