Edhe gjatë ditës së sotme menaxhmeti i Telekomit të Kosovës pritet të vazhdojë me shkarkime të reja. Ky menaxhment ka vendosur që për shkak të përformancës së dobët të shkarkojë edhe dhjetë menaxherë regjional që kryesisht vijnë nga departamenti i shitjes.
Këtë e ka bërë të ditur, kryeshefi i Telekomit të Kosovës, Bedri Istrefi, i cili gjatë një intervistë ka paralajmëruar shkarkime të reja.
Si shkaktar të këtyre shkarkimeve, Istrefi po e konsideron përformancën e dobët të këtyre menaxherëve.
“Duke e parë përformancën e tyre kam qenë jashtëzakonisht i detyrueshëm që të marrë vendime të marrë vendime të nivelit të lartë të menaxhimit që të bëjë ndryshe, rifreskime dhe ne të fillojmë me njerëz të ri të japin kontributin e tyre që të mund sado pak të krijojmë një qëndrueshmëri financiare. Ka pasur diku 6 shkarkime dje të nivelit të lartë, sot pritet të ketë edhe shkarkime të tjera të nivelit të menaxherëve regjional, të disa menaxherëve të tjerë në disa drejtori tjera, kështu që do të vazhdohet çdo ditë të identifikohet përformanca e secilit që kanë pozita që të shikohet përformanca e tyre dhe të bazë të përformancës të jepet edhe vlerësimi edhe gradimi, edhe stimulimi por edhe të ndëshkohen ata të cilët nuk e kryejnë punën si duhet…Sot priten shkarkime tjera do jenë diku nja 10”, tha ai.
Derisa thotë se do të jetë i pakompromisë ndaj atyre që tregojnë përformancë të dobët, i pari i Telekomit paralajmëroi çdo ditë shkarkime të tjera.
“Çdo ditë do priten shkarkime të reja, çdo ditë nuk do kem kompromisë ndaj asnjërit brenda Telekomit të Kosovës, i cili ka përformancë të dobët, përformnca e tyre e punës ndikon direkt në zhvillimin dhe avancimin e Telekomit të Kosovës” , u shpreh kreu i Telekomit.
Sipas tij, ata që do të shkarkohen, do t’i takojnë kryesisht departamentit të shitjes, pasi është vërejtur një papërgjegjësi ndaj kërkesave të konsumatorëve.
“Kryesisht departamenti i shitjes e ka thuajse rolin kyç pasi ne lidhim kontrata me biznese, me institucione, me konsumatorë dhe secili prej tyre kategori nga një menaxher kontrate dhe e shohim një moskomunikim në mes të sekretariatit me krijimin e këtyre kontratave. Dhe ka qenë një neglizhencë jashtëzakonisht e madhe ndaj stafit të brendshëm dhe nuk do kem kompromisë ndaj këtyre personave që janë të papërgjegjshëm në raport me trajtimin e kërkesave të konsumatorëve”, tha ai.
Kryeshefi i Telekomit të Kosovës, Bedri Istrefi teksa ka folur për shkarkimet e djeshme brenda kësaj korporate publike, tha se janë bërë 6 shkarkime.
Istrefi për KosovaPress, ka dhënë sqarime lidhur me shkarkimin e Demir Limaj, drejtor i shitjes në Telekomin e Kosovë.
“Para 3 muajve që kemi biseduar bashkërisht që ta gjejmë një zëvendësues, një person adekuat që ka mundësi me pas nën kontroll stafin e brendshëm të krijohet llogaridhënie brenda institucionit…Nuk e kam shkarkuar atë ne në mirëkuptim bashkërisht do ta edhe vendimin që i kam marrë në drejtorinë e shitjes i kam marrë në koordinim dhe bashkëpunim të ngushtë me zotëri Limaj, ai është ende drejtor i shitjes dhe shpresojmë që ditëve në vazhdim do e bëjmë një zgjedhje jashtëzakonisht të mirë edhe me zotërinë Limaj që do zgjedhim një kandidat të brendshëm që do e bënë punën e zotëri Limajt….Kisha takim edhe në mëngjes sot me të, edhe me disa pjesë të nivelit të lartë të drejtorëve të menaxhmentit të Telekomit dhe në biseda me të shihet se ambicien më të madhe e ka kah pjesa akademike, por besoj se deri në fund të këtij muaji do definohet qartë ” ,theksoi kryeshefi i Telekomit të Kosovës.
Gjatë ditës së djeshme përveç Demir Limajt, të shkarkuar të tjerë janë Arsim Bilalli dhe Arben Shaban.
Promo
Reklamo ketuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Kompania kosovare vjen me super risi, pak para vitit të ri!

Vjosa Osmani fituese e Citroen C3 në lojën e rrjetit të marketeve Eli – Ab

Restauranti më cool në qytet ka hapur dyert - MeetPoint është vendi për familje e shoqëri

“Numri që keni thirrur për momentin nuk është në dispozicion” – Vala njofton se ka probleme teknike

Perjetoni magjinë e vjeshtës me biskota dhe llokuma vendor - LIRI

Arbnor Rushiti fitues i BMW të serisë së 3-të - Go+ LOJË E TRENT

ZBRITJE – Shitet shtëpia e banimit dhe kopshti i fëmijëve ID-215

Mundësi e shkëlqyer për investim – parcelë toke në shitje me potencial të madh ID-141

Këto dy lokale në Prizren janë vënë me qera – çmim të arsyeshëm dhe me mundësi bashkimi ID-236

Çmimi i banesës në lagjen Aktash me zbritje – shfrytëzojeni këtë mundësi ID-226

OFROHET ME ZBRITJE – objekti afarist me 600m² po lëshohet me qera ID-124

Transformo vizionin tënd në konventën internacionale “Suksesi është qëllimi yt”

Bëhu pjesë e konferencës AllWeb 2023 – shfrytëzoje zbritjen në Telegrafi Deals!

Fotot e rreme të vajzave të reja të zhveshura – të krijuara me Inteligjencën Artificiale – tronditin një qytet të vogël spanjoll

Zbuloni sekretin e bukurisë me peptide të kolagjenit Naturagen – tash me 50% në Telegrafi Deals

Stil, funksionalitet dhe zbritje – ofertat në Telegrafi Deals nuk kanë të ndalur
Më të lexuarat

Dy fytyrat e Vuçiqit brenda 24 orëve për sulmin terrorist në veri, mediat serbe krahasojnë dy intervistat e presidentit serb

Aljazeera: A ndodhen Kosova dhe Serbia në prag të luftës?

Eurodeputeti bullgar presidentit serb i referohet si Vladimir Vuçiq

Mikrofonat zbulojnë fjalët që Gavi ia tha Lewandowskit gjatë ndeshjes: Edhe pse 16 vite më i ri, spanjolli e ofendon polakun

Lëvizja pa viza nga 1 janari - Ambasada Gjermane del me njoftim, tregon se në cilat raste mund t'ju refuzohet hyrja

Arifi i dërgon letër Kurtit: Nëse dialogu ndërpritet, shqiptarët në Luginë janë në shenjëstër të një grupi terrorist