Ministri i Shëndetësisë Uran Ismaili, ka folur për gjendjen në shëndetësi në Kuvendin e Kosovës. Ai ka replikuar me disa nga deputetët e Kuvendit rreth reformave.
Ismaili ka thënë se krijimi i Koncept-Dokumenteve nuk janë reforma për të cilat ka nevojë shëndetësia, pasi që me to është e mbushur ministria. Ai ka shtuar do të vazhdoj reformën e tij me qendër qytetarin, të siguroj barnat dhe materialin shpenzues, të ulë shpenzimet e qytetarëve dhe të krijoj shërbime të reja të cilat kanë munguar deri më sot.
“Reforma sipas jush nënkupton një dokument strategjik shumë të mirë, ta lëmë në raft, të vijmë këtu dhe të rrahim shuplakë, e qytetari përsëri të mos ketë barna, përsëri të mos ketë shërbim, përsëri të maltretohet nga barnatorja në barnatore, të maltretohet nëpër klinika. Më fal, nuk jam për këso reforma. Nuk jam”, ka thënë Ismaili duke shtuar.
“Nuk dua të bëjë reforma me dokumente që nuk i përdorim e qytetari jonë të kenë shpenzimet më të larta në rajon. Ju po më thuani që t’u bëjë një Koncept-Dokument, kurse nuk ke krijuar një sistem të qëndrueshëm të furnizimit me barna. Ministria e Shëndetësisë ka rënë në kolaps për shkak të mungesës së menaxhimit. Krejt dokumente e kam ministrinë, kurse ju, punëtorët shëndetësor nuk i keni materialet bazike. Për çfarë reforme po flasim këtu? Unë do të punoj për qytetarët deri të rregullojmë furnizimin stabil me barna, të krijomë shërbime të reja dhe të zbusim varfërimin e tyre si shkak i shpenzimeve në shëndetësi”, ka përfunduar ai. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKomandanti suprem i NATO-s, Cavoli: Po shtojmë forcat në Kosovë dhe Bosnje, po sjellim artileri të rëndë
Pronari i “Zhitia Turist” tregon se çfarë u është thënë udhëtarëve të ndaluar nga Serbia në kufi
Përfaqësuesi i Shqipërisë në KiE: Kosova ka plan të jashtëzakonshëm për të siguruar anëtarësimin në Këshillin e Evropës
”Të lutem avokate le të del nga burgu, po du me u pajtu”, avokatja tregon se shumë gra tërhiqen nga denoncimi i dhunës
MPB: Serbia ka ndaluar sot 10 pjesëtarë të Policisë së Kosovës, pesë nuk janë liruar ende
Qeveria vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Deputetët e shteteve që votuan kundër anëtarësimit të Kosovës në KiE
Xavi e tepron me fjalët që ia ka thënë gjyqtarit pas eliminimit të Barcelonës nga Liga e Kampionëve
“Dashuria e madhe ndaj Edit ia mori jetën, vajzat e panë të gjakosur”, flet familjarja e gruas që u vra në Pejë nga bashkëshorti
Reagon më në fund Akil Gjakova
Parashikimi i 'çmendur' i Jose Mourinhos për fundin e Ligës Premier po del i saktë
Avokati serb ironizon me presidentët serbë, tregon ku ikën ata kur Kosova shpalli pavarësinë dhe sot kur u votua për anëtarësim në KiE