LAJMI I FUNDIT:

Ismaili: Me thyerjen e monopolit, kemi kursyer 2.2 milionë euro në blerjen e produkteve të Hemodializës

Ismaili: Me thyerjen e monopolit,  kemi kursyer 2.2 milionë euro në blerjen e produkteve të Hemodializës

Instituti Demokratik i Kosovës ka organizuar një tryezë ku ka bërë publik raportin e monitorimit të prokurimit publik në Ministrinë e Shëndetësisë.

Në këtë raport, është bërë analizimi me furnizim material shpenzues për hemodializë.


Sipas të gjeturave të këtij raporti, pasi që Ministria e Shëndetësisë ka thyer monopolin 20 vjeçar në blerjen e produkteve të Hemodializës, çmimet e blerjes së barnave kanë rënë.

Për një produkt, një bari që më parë ka qenë 65 euro ka rënë në 1.7 euro.

Në total, Ministria e Shëndetësisë ka kursyer 2.2 milionë euro në blerjen e produkteve të Hemodializës gjatë vitit 2018.

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili tha se tek furnizimi me material shpenzues për hemodializë ka qenë një monopol për dy dekada dhe se tani më kjo dukuri nuk ekziston.

“Furnizimi me material shpenzues për hemodializë është një nga pjesët me të ndjeshme të shërbimit të shëndetësisë dhe shembulli më i keq që ilustron më së miri se si sistemi shëndetësor u keqpërdor në dy dekada për ofrimin e një monopoli për një kompani. Me rifunksionalizimin politik shëndetësor me qendër pacientin, viti 2018 ka shënuar thyerjen e monopolit në sistemin e dializës dhe blerjen me çmime më të ultë. Korrupsioni në shëndetësi është dhimbje direkte te qytetarët dhe humbje financiare tek ta”, ka thënë Ismaili.

Ai më tej ka theksuar se keqpërdorimet, monopolet dhe kontratat e paligjshme janë ndalur në sektorin e shëndetësisë.

“Ky sektor për vite me radhë korrupsioni e ka dëmtuar rëndë dhe ka thyer besimin mes qytetarit dhe sistemit shëndetësor, në mandatin tim kemi gjetur situatë kaotike me çmime të fyera, mungesa të mëdha, kemi arrit që kontratat e jashtëligjshme mu ndërpre dhe që mos të lejohet që ministria të blej me çmime me të larta se sa në barnatore”, tha Ismaili. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

Lajme
FSK zgjedh ushtarin më të mirë për vitin 2024

FSK zgjedh ushtarin më të mirë për vitin 2024

Siguri
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Tentim-vrasja në Dragash, dhëndri plagos ish-vjehrrin jashtë objektit të gjykatës

Tentim-vrasja në Dragash, dhëndri plagos ish-vjehrrin jashtë objektit të gjykatës

Kronika e Zezë
Gjenden pa shenja jete dy personaa, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Gjenden pa shenja jete dy personaa, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Plagoset një person në Dragash

Plagoset një person në Dragash

Kronika e Zezë
Kalo në kategori