LAJMI I FUNDIT:

Ismaili: Rritje rekorde e stentimeve dhe koronarografive në QKUK

Ismaili: Rritje rekorde e stentimeve dhe koronarografive në QKUK

Ministri i Shëndetësisë Uran Iamaili tha sot se shërbimet në Klinikën e Kardiokirurgjisë me Kardiologji invazive kanë shënuar rritje rekorde, ndërsa ajo që para dy vjetësh është dukur e pamundur sot është bërë realitet me një vullnet dhe përkushtim të madh.

“Qindra mijëra shërbime shtesë dhe dhjetëra miliona euro të shpëtuara janë rezultate konkrete që prekin thellë në jetën e qytetarit”, theksoi Ministri Ismaili.


Në një konferencë për media ai prezantoi të dhënat për 4 fishimin e shërbimeve në Klinikën e Kardiokirurgjisë me Kardiologji invazive dhe tha se sistemi për stentim është funksional 24 orë, i sigurt dhe po shpëton jetë të qytetarëve të Kosovës.

“Ditëve të fundit janë ngritur dyshime të pabazuara rreth shërbimit 24 orësh për stentim në QKUK. Shërbimet në Klinikën e Kardiokirurgjisë me Kardiologji Invazive janë funksionale, të sigurta dhe çdo ditë shpëtojnë jetë. Madje, ka rritje rekorde të numrit të shërbimeve për trajtimin e pacientëve. Më saktësisht, krahasuar me vitin 2017 për periudhën janar – qershor, kemi 192% më shumë operime; 163% më shumë stentime dhe 237% më shumë koronarografi”, ka shkruar ministri Ismaili.

Në fund, ai ka thënë se këto janë politikat tona shëndetësore që kanë vendosur një standard të ri qeverisës në shërbim të plotë të pacientëve dhe qytetarëve./Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Ushqim i shëndetshëm
Kalo në kategori