LAJMI I FUNDIT:

Ismaili-opozitës: Votojeni projektligjin për rritjen e pagave për mjekët

Ismaili-opozitës: Votojeni projektligjin për rritjen e pagave për mjekët
Uran Ismaili (Foto: Telegrafi)

Projektligji për pagat që garanton rritjen e pagave për mjekët, brenda pak ditëve pritet të votohet në Kuvendin e Kosovës. Lajmin e ka bërë të ditur ministri i shëndetësisë, Uran Ismaili.

Me këtë rast, ai u ka bërë thirrje të gjithë deputetëve të Kuvendit të Kosovës, në veçanti atyre të opozitës, që të përkrahin dhe të votojnë projekligjin për pagat e të mos e përdorin këtë situatë për qëllime politike.


“Edhe një herë, për të gjithë ata të cilët dyshojnë, nuk dëshirojnë të kuptojnë, apo qëllimisht po e përdorin këtë situatë për përfitime politike: Pagat për profesionistët shëndetësorë po i rrisim. Mjekët tanë do të kenë trajtim dhe paga të dinjitetshme. Projektligji që garanton këtë rritje do të kalojë së bashku me buxhetin brenda pak ditësh”, ka shkruar ministri Ismaili duke shtuar.

“Unë u bëj thirrje të gjithë deputetëve, të të gjitha partive, në veçanti atyre opozitare, që në vend se të flasin kundër rritjes së pagave për mjekët, të organizohen dhe ta përkrahin këtë projektligj në Kuvendin e Kosovës. I kuptoj lojërat politike, mirëpo mjaft është bërë politikë me mjekët. Tani është koha që të punojmë për ta!”, ka përfunduar ai. /Telegrafi/