Sekretari i përgjithshëm i partisë UNITETI, Muhamed Ismaili, në emisionin ‘Intervista’ në TV Shenja, tha se subjekti që ai përfaqëson më sistematike po tenton të u jep një ofertë më të re qytetarëve. Ai tha se formimin e UNITETIT si parti, e imponoi mos reformimi i BDI-së.
“Ndodhitë e fundit e imponuan formimin e UNITETIT. Iniciatorët janë të dalë nga një parti tjetër që është në pushtet që sa vite. Pas tentimit që të reformohet kjo parti, u pa se kjo nuk është e mundshme, pastaj u vendos që të formohet UNITETI”, tha Ismaili.
I pyetur nëse partia mund të mbaj përgjegjësi për veprat penale të disa funksionarëve të BDI-së, Ismaili tha se, jo të gjithë që janë UNITET kanë qenë në BDI dhe kështu partia që ai përfaqëson nuk ka pse të mbajë përgjegjësi për veprat penale të krerëve BDI-së.
Ismaili tha më tej se, UNITETI bazohet në tre shtylla kryesore.
“Shtylla kryesore e UNITETIT do të jetë barazia e qytetarëve, shtylla e dytë do jetë transparenca në punë, do tentojmë të bëjmë departizim të shtetit, posaqërisht gjykatave, që këto të bëjnë punën e vet në shërbim të qytetarëve e jo ndonjë partie politike”, deklraoi Ismaili.
I pyetur nëse përfaqësues të kësaj partie zhvillojnë takime te fshehta me përfaqësues të partive tjera opozitare, Ismaili tha se nuk ka takime të tilla, por të gjitha takimet e kryetarit, Gëzim Ostreni, kanë qenë publike.
Ai shtoi më tej se partia e tij është e hapur për bashkëpunim dhe se nuk mungon komunikimi me partitë tjera jashtë parlamentare. Ai tha se do t’i ofrojnë lehtësim gjithkujt që ka një ide se si të arrihet te caku i përbashkët. Sipas Ismailit, çështja e bashkëpunimit nuk varet vetëm nga njëra anë por nga të gjitha anët. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëArratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare
Kryeprokurori special flet për rastin e Enver Sekiraqes
“Kam kaluar njerëz kontrabandë në Itali”, rrëfimi i skafistit të Vlorës: Kur nisi droga e lashë
Arratisja e Sekiraqes, Haxhiu: Ky rast ngre dyshime për përfshirje të gjyqësorit në korrupsion
Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte
“Hundët t’i thej”, çka tregon audio-incizimi mes kryetarit të Gjykatës së Gjilanit dhe administratores
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Meç i madh i boksit mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk - detajet minutë pas minute
Demografia evropiane - cili shtet ka natalitetin më të lartë dhe ku qëndron Kosova?
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre
“Vuçiq paguan paraprakisht në rast të fitores së Trumpit”, mediat botërore shkruajnë se si dhëndrit të ish-presidentit amerikan iu shit ndërtesa e Shtabit të Ushtrisë Serbe
Gjithçka çfarë duhet të dini për meçi mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk: Koha, titujt, rekordet dhe pesha e tyre
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore