LAJMI I FUNDIT:

A ishte Ylli Hoxha kundër aderimit të Donikës në VV? (Video)

A ishte Ylli Hoxha kundër aderimit të Donikës në VV? (Video)

Deputetja që dikur ishte pjesë e AAK-së, Donika Kadaj-Bujupi sot ka aderuar zyrtarisht në Lëvizjen Vetëvendosje.

Por lidhur me një aderim të mundshëm të saj kishte folur anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Ylli Hoxha si i ftuar në Info Magazinë të Klan Kosovës kohë më parë.


Në këtë intervistë, Hoxha kishte thënë se më mirë do të ishte që deputetët e LDK-së që janë kundër Hashim Thaçit t’i bashkohen Vetëvendosjes.

“Unë mendoj se në Vetëvendosje duhet të vijnë deputetët e LDK-së që kanë votuar kundër Thaçit, është me rëndësi që ne të mos krijojmë aspiratë brenda sojit”, kishte thënë ai.

Ai madje kishte thënë se është i lumtur për bashkëpunimin me Kadaj-Bujupi dhe një i tillë mund të bëhej edhe në të ardhmen.

“Natyrsiht ku kemi qenë pro të bashkëpunojmë me AAK-në dhe NISMA-n, jam shumë i lumtur që kemi bashkëpunuar me Donikën dhe do të vazhdojmë të bashkëpunojmë në përpjekjet që do t’i kemi bashkarisht”, kishte thënë Hoxha.

Hoxha në këtë intervistë kishtë  thënë se subjekti i tij politik këmbëngul që të vazhdohet si opozitë e bashkuar duke ndërtuar kështu një front opozitar të ndërtoj një alternativë, e cila do të përbëhet nga opozita dhe shoqëria civile.