LAJMI I FUNDIT:

Ishte më i miri te Shqipëria në dy ndeshjet e tetorit, por Abrashi tani karantinoret në Gjermani

Ishte më i miri te Shqipëria në dy ndeshjet e tetorit, por Abrashi tani karantinoret në Gjermani

Amir Abrashi është njëri nga lojtarët më të mirë të Kombëtares së Shqipërisë në vitet e fundit.

Mesfushori gjakovar ka sakrifikuar shumë gjithmonë për Kuqezinjtë ndërsa dallohet në fushë me shpirtin luftarak që ka.


Edhe në grumbullimin e muajit tetor në dy ndeshjet ndaj Kazakistanit dhe Lituanisë, Abrashi ka qenë më i miri në fushë te Shqipëria.

Vrapoi pa ndalë, shkatërroi aksione të kundërshtarëve dhe ndërtoi ato të Shqipërisë, thjeshtë ishte i jashtëzakonshëm në fushë.

Vlen të theksohet se para ndeshjes me Kazakistanin, Abrashi pati problem me lëndim të ligamenteve, por ai mblodhi forcat dhe sakrifikoi për Shqipërinë.

Por e gjithë energjia që e ka shpenzuar me Kombëtaren do të mbetet aty, pasi lojtari nuk do të luaj me klubin këtë fundjavë.

Ai ka dalë negativ pas rikthimit në Gjermani te Freiburgu, por megjithatë do të futet në karantinim.

Mirëpo, pikërisht kjo zgjedhje me dëshirë e lojtarit, edhe duke ditur masat shtrënguese që do të vuante, është një leksion krenarie. Shumë prej kuqezinjve munguan në thirrjen e bërë nga trajneri Reja për ndeshjet e tetorit. Mes tyre: Klaus Gjasula, Lindon Selahi, Ylber Ramadani dhe Florian Kamberi.

Për dy të parët, në Gjermani dhe Holandë, ekziston i njëjti rregull si për Abrashin, pra që duhet të kryenin periudhën e karantinës pas kthimit, por kanë preferuar që të qëndrojnë me klubet e tyre, Hamburg dhe Twente.

“Lojtari është futur në karantinë dhe nuk do të jetë në dispozicion të skuadrës, pavarësisht se ka dalë negativ pas tamponëve që ka kryer. Ai ka biseduar me klubin dhe e ka pranuar këtë situatë për të mos munguar në Kombëtare”, ka bërë me dije prestigjiozja Kicker.

Gjithsesi gjesti i shqiptarit është vlerësuar lartë nga tifozët e Shqipërisë dhe Amiri është për tu marrë shembull. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Karim Benzema kthehet në Real Madrid

Karim Benzema kthehet në Real Madrid

La Liga
Erik ten Hag më në fund reagoi pas paraqitjes mahnitëse të Jadon Sancho në Ligën e Kampionëve

Erik ten Hag më në fund reagoi pas paraqitjes mahnitëse të Jadon Sancho në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Ancelotti po mendon vendimin e befasishëm, ta lë në stol ndaj Bayernit njërin nga më meritorët e sukseseve këtë sezon

Ancelotti po mendon vendimin e befasishëm, ta lë në stol ndaj Bayernit njërin nga më meritorët e sukseseve këtë sezon

La Liga
Shtatë lojtarët që mund të largohen nga Man City këtë verë

Shtatë lojtarët që mund të largohen nga Man City këtë verë

Premier League
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Barcelona kërkon pesë përforcime këtë verë në katër pozicione të ndryshme

Barcelona kërkon pesë përforcime këtë verë në katër pozicione të ndryshme

La Liga
Kalo në kategori