LAJMI I FUNDIT:

Ishin duke shikuar fishekzjarrët, nuk e dëgjuan trenin që po vinte – dhjetëra të vdekur në Indi (Video)

Ishin duke shikuar fishekzjarrët, nuk e dëgjuan trenin që po vinte – dhjetëra të vdekur në Indi (Video)

Në Indi ka ndodhur një fatkeqësi e rëndë, nga e cila raportohet se kanë mundur të gjejnë vdekjen rreth 50 persona.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, ngjarja ndodhi kur, derisa qytetarët po shikonin fishekzjarrët, nuk e kishin dëgjuar zhurmën e trenit, dhe si pasojë treni është përplasur mbi ta.


Policia ka thënë se është e mundur që rreth 50 vetë humbën jetën në një aksident që ndodhi në Amritsar afër kufirit me Pakistanin.

Po sipas mediave, treni ishte duke ecur me shpejtësi të lartë, duke “shkelur” disa nga njerëzit që duket se kanë marrë pjesë në një procesion rituali përgjatë vijës hekurudhore.

“Ka pasur shumë zhurmë pas ndezjes së fishekzjarreve dhe duket se nuk kanë mundur të dëgjojnë trenin”, ka thënë një zyrtar policor për agjencinë e lajmeve AFP. /Telegrafi/