Ish-zyrtarja e OSBE-së në Kosovë, Sandra Mitchell, po dëshmon sot para Dhomave të Specializuara në Hagë në gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi.
Mitchell deklaroi se ka qenë e angazhuar si pjesë e Misionit Verifikues në Kosovë (MVK) në kuadër të OSBE-së në Kosovë gjatë periudhës së luftës.
Përgjatë pyetjeve të prokurores Deborah Mayer, Mitchell fillimisht deklaroi se merrnin informacione të drejtpërdrejta nga popullsia civile se Ushtria Çlirimtare e Kosovës ndalonte individë.
Ndërsa, sipas dëshmitares Mitchell, UÇK-ja, sipas funksionit të tyre policor arrestonte kriminelë dhe persona të cilët konsideroheshin si bashkëpunëtorë apo kolaboracionistë.
Tutje, përgjatë dëshmisë së saj, Mitchell ndau ndalimet në dy kategori gjatë periudhës së luftës, kur edhe ajo ishte e angazhuar me mision në Kosovë.
“Po i ndaj në dy kategori, një kategori ishin shqiptarë të Kosovës që hapnin një ditë derën, shkonte një polic ose oficer serb, donte një informacion, e merrte një nga anëtarët e familjes dhe e dërgonte në stacionin e Policisë, ka të ngjarë që ky person as të mos shihej më gjallë dhe krijonte përshtypje fillimisht që ky person ishte i ndaluar ose nga policia serbe, por ka pasur edhe raste kur kishte luftime në një zonë të caktuar dhe një person nuk kthehej më në shtëpi dhe në këtë rast këta persona klasifikoheshin si persona të zhdukur’’, tha dëshmitarja Mitchell.
Tutje, dëshmitarja Mitchell deklaroi se viktimat e masakrës së Reçakut, nuk kishin qenë pjesë e UÇK-së dhe se kjo masakër kishte dërguar në intensifikim të tensioneve në mes të forcave serbe dhe UÇK-së.
“U gjetën shumë trupa të vdekur, mbi 40 trupa të vdekur, mendoj se në mesin e tyre ka qenë një grua e një fëmijë, kishte shumë persona të vdekur. Shumë prej tyre kishin të shtëna më armë në kokë, kanë qenë fshatarë të zakonshëm, nuk ishin me uniforma të UÇK-së, me shumë anëtarë të familjes biseduan dhe konfirmuan se nuk ishin pjesëtarë të UÇK-së’’, deklaroi Mithcell.
Mitchell lidhur me masakrën e Reçakut, tutje tha që “Kjo është shfaqur edhe në raportin e MVK-së. Aambasadori Walker ka qenë shumë i ashpër. Kjo ka qenë masakra më e keqe ndoshta, dërgoi në intensifikimin e tensioneve, në zemërim, sigurisht, jo vetëm nga autoritetet serbe por edhe nga autoritetet e UÇK-së dhe për faktin që ata gjithsesi donin të krijonin prita, pavarësisht faktit që mund të kishte shpagim nga forcat serbe, dhe se kjo ishte një model që ishte përsëritur në të shkuarën”, sqaroi dëshmitarja, raporton Kallxo.com.
Sipas saj, një prej teknikave të përdorura nga UÇK-ja, ishte zënia në pritë e patrullave serbe, të cilët më pas hakmerreshin.
“Një prej teknikave të përdorura nga UÇK-ja ishte që të zinte në pritë një patrullë serbe, të tërhiqej më pas dhe serbët pastaj hakmerreshin në zonat ose fshatrat përqark vendit, ku ishin zënë në pritë”, deklaroi Mitchell.
Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi, dhe Jakup Krasniqi po akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.
Aktakuza fillestare kundër katër të akuzuarve u konfirmua më 26 tetor 2020 dhe ka pësuar disa ndryshime në vitet që kanë pasuar. Aktakuza aktualisht në fuqi u dorëzua më 27 shkurt 2023.
Secili prej të akuzuarve është akuzuar mbi bazën e përgjegjësisë penale individuale me gjashtë akuza për krime kundër njerëzimit: përndjekje, burgim, akte të tjera çnjerëzore, torturë, vrasje e paligjshme dhe zhdukje me forcë e personave.
Gjithashtu kundër tyre janë ngritur edhe pretendime për krime lufte: arrestim dhe ndalim i paligjshëm dhe arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje e paligjshme.
Sipas aktakuzës, krimet e paraqitura u kryen më së paku prej marsit 1998 deri në shtator 1999 në disa vendndodhje në Kosovë, si dhe në Kukës dhe Cahan të Shqipërisë.
Gjykimi filloi më 3 prill 2023 me deklaratat hyrëse të Prokurorit të Specializuar dhe të përfaqësuesit të viktimave, ndjekur nga ekipet e mbrojtjes më 4 dhe 5 prill 2023.
Në këtë çështje janë 143 viktima pjesëmarrëse. Ndërkaq, Prokuroria ka propozuar mbi 300 dëshmitarë në këtë rast.
Çështja në këtë rast po drejtohet nga gjykatësit Charls Smith III (kryesues), Christoph Barth, Guénawl Mettraux dhe Fergal Gaynor.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAnëtarësimi i Kosovës në KiE, cilat janë vendet skeptike që duan fillimisht asociacionin?
Konkursi i dyshimtë i Policisë, IPK: Do t’i verifikojmë informatat
AGK-ja dënon intimidimin publik të deputetit Dimal Basha ndaj gazetares së RTK-së
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Drejtori i RTK-së: Gjuha e përdorur nga deputeti Dimal Basha, e papranueshme
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe