LAJMI I FUNDIT:

Ish-zëvendësministri Fatmir Gashi: Ramushi ndali ndarjen e Pejës, Thaçi mund të krahasohet me Rugovën

Ish-zëvendësministri Fatmir Gashi: Ramushi ndali ndarjen e Pejës, Thaçi mund të krahasohet me Rugovën

Ish-zëvendësministri i Financave nga AAK në qeverinë e kaluar, Fatmir Gashi ka qenë i ftuar në emisionin “Personale” me Krenare Vokshi-Shala në RTV Dukagjini.

Gashi ka thënë se Ramush Haradinaj është ai që ka ndalur ndarjen e Pejës në vitin 1999.

“Ne si qytetarë të Pejës duhet ta nderojmë Ramushin pasi ky ka qenë ai që nuk ka lejuar ndarjen e qytetit në dysh ashtu siç ka mbetur Mitrovica. Telat vetëm se kanë qenë te shtëpia e mallrave, por ky ka reagua dhe sot e kemi qytetin e bashkuar”.

Duke komentuar figurën e kryeministrit Albin Kurti, Gashi ka thënë se ai ka qenë një revolucionar por me hyrjen në qeveri ai ka ndryshuar shumë, përcjell Telegrafi.

Gashi kritikat kryesore në drejtim të Kurtit i ka bërë në raport me premtimin për largimin e taksës.

Për presidentin Hashim Thaçi, ai ka dhënë vlerësime të larta.

“Prej çlirimit deri sot është një figurë kyçe e politikës e cila mund të krahasohet me Ibrahim Rugovën. Ka bartur shumë procese të rëndësishme deri më tani”, tha ndër të tjera Fatmir Gashi./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
E mohoi në Kuvendin e Serbisë, por Goran Rakiq ishte betuar si ministër në Kuvendin e Kosovës

E mohoi në Kuvendin e Serbisë, por Goran Rakiq ishte betuar si ministër në Kuvendin e Kosovës

Lajme
Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Lajme
Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Drejtësi
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

Lajme
Kalo në kategori