LAJMI I FUNDIT:

Ish-zëvendëskancelari austriak është përleshur me pjesëtarin e sigurimit në një klub nate në Vjenë

Ish-zëvendëskancelari austriak është përleshur me pjesëtarin e sigurimit në një klub nate në Vjenë

Ish-zëvendëskancelari austriak dhe ish-kreu i partisë Popullore austriake Hans Christian Strache është përfshirë në një përleshje në një klub nate në Vjenë, raportojnë mediat austriake.

Mediat e atjeshme kanë publikuar edhe videon që tregon sesi Heinz Christian Strache i vërsulet një burri në një klub të natës, transmeton Telegrafi.


Para kësaj, Strache mori pjesë në një pritje në hotelin aty pranë Hyatt Park, që ishte organizuar nga investitorët. Pas pritjes, grupi shkoi në klubin e natës “Volksgarten”, ku Strache e zuri gjumi në tavolinë pas një feste të shkurtër.

Pasi rojtari i sigurisë e zgjoi, Strache u hodh mbi të. Videoja tregon disa njerëz që parandalojnë Strache që të sulmojë më tej rojën.

Në një mesazh të postuar në Facebook, Strache mohoi që të kishte shpërthyer një sherr.

“Pas një feste krishtlindjesh më zuri gjumi në cep të klubit, gjë që mund t’i ndodhë kujtdo, edhe unë jam vetëm njeri. Pasi më zgjoi rojtari i sigurisë, për një moment u acarova, por u largova nga klubi pa një përleshje dhe shkova në shtëpi me taksi”, tha Strache dhe akuzoi mediat për “fryrje” të ngjarjes.

Hans Christian Strache ishte fajtori kryesor i skandalit të quajtur “Ibiza”, i cili shkaktoi rënien e qeverisë së parë të kancelarit Sebastian Kurz në vitin 2019.

Strache më pas u filmua duke ofruar shërbimet e tenderëve publikë për investitorët e huaj të dyshuar, në këmbim të mbështetjes financiare për partinë e tij Populiste të krahut të djathtë, dhe pasi pamjet u zbuluan, ai u desh të jepte dorëheqje.

Pas largimit nga politika, Strache filloi të merrej me konsulencë ekonomike. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Një javë më parë rusët kryen një sulm me tanket e modifikuara në Donetsk, kësaj radhe ukrainasit përgatitën një pritë për ta

Një javë më parë rusët kryen një sulm me tanket e modifikuara në Donetsk, kësaj radhe ukrainasit përgatitën një pritë për ta

Evropa
TikTokerja irakiane vritet brutalisht para shtëpisë së saj – pamjet rrëqethëse nga sulmi

TikTokerja irakiane vritet brutalisht para shtëpisë së saj – pamjet rrëqethëse nga sulmi

Azia
Inxhinierët ukrainas prodhojnë dronin që do të përdoret si nëndetëse për të sulmuar luftanijet ruse

Inxhinierët ukrainas prodhojnë dronin që do të përdoret si nëndetëse për të sulmuar luftanijet ruse

Evropa
Strela 10, mbrojtja kundërajrore ukrainase rrëzon dronin rus – pamje nga aksioni

Strela 10, mbrojtja kundërajrore ukrainase rrëzon dronin rus – pamje nga aksioni

Evropa
Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Botë
Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Botë
Kalo në kategori