LAJMI I FUNDIT:

Ish-ylli i Real Madrid tregon tri skuadrat që do të mund të drejtohen nga Zidane

Ish-ylli i Real Madrid tregon tri skuadrat që do të mund të drejtohen nga Zidane

Zinedine Zidane është njëri nga trajnerët më të vlerësuar në botë, pasi ka arritur të fitojë trofe të shumtë me Real Madridin.

Por tekniku francez mund të largohet në të ardhmen nga Los Blancos për të marrë drejtimin e ndonjë skuadre tjetër evropiane.


Ish-bashkëlojtari i tij te Real Madrid, anglezi Steve McManaman ka folur rreth të ardhmes së francezit.

Anglezi thotë se Zidane ka tri opsione shumë të mira për të ardhmen, derisa më i mundshmi është rikthimi në Juventus, por kësaj radhe si trajner.

“Nëse Zidane fiton kampionatin dhe largohet, atëherë shumë skuadra të mëdha do të vihen pas tij”, ka thënë McManaman.

Ish-reprezentuesi anglez e sheh si shumë të mundur që Zizou të marrë drejtimin e Juventusit.

“Sa i përket Juventusit, Zidane ka luajtur për ta, flet italisht dhe është një hero në Torino. Do të përshtatej shumë atje, pasi e njeh ligën dhe Juventusi është një skuadër fituese”.

Zidane dhe McManaman sa ishin bashkëlojtarë te Real Madridi

“Nëse Zidane i bashkohet Juventusit do të bashkohej me Ronaldon, por nuk e di nëse do të ndodh kjo pasi Sarri po bënë punë të mirë”, u shpreh McManaman.

“Mendoj se Zidane do të kishte ofertë në verë edhe nga Bayern Munich dhe PSG, pasi dy skuadrat janë të interesuara për një trajner fitues që do t’i afronte edhe më shumë me triumfin në Ligën e Kampionëve”, përfundoi anglezi. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

La Liga

"Ish-gjyqtari më i pasur në botë", është pronari i dy super bizneseve dhe ka pasuri neto më shumë se Mike Tyson

Ndërkombëtare
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga
Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bundesliga
Liverpooli përpilon listën zyrtare prej tre emrave për të zëvendësuar Kloppin pas largimit

Liverpooli përpilon listën zyrtare prej tre emrave për të zëvendësuar Kloppin pas largimit

Premier League
Ten Hag është i shkarkuar, Jim Ratcliffe fillon bisedimet me trajnerin e madh

Ten Hag është i shkarkuar, Jim Ratcliffe fillon bisedimet me trajnerin e madh

Premier League
Kalo në kategori