LAJMI I FUNDIT:

Ish-ushtari i UÇK-së, Ahmet Rrahmanaj merr ftesë nga Gjykata Speciale

Ish-ushtari i UÇK-së, Ahmet Rrahmanaj merr ftesë nga Gjykata Speciale

Veterani i Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ahmet Rrahmanaj, nga fshati Bubël i komunës së Malishevës, sot ka marrë ftesë për Gjykatën Speciale.

Kështu thuhet në një njoftim për media, nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së.


Sipas njoftimit, Rrahmanaj do të udhëtojë për në Hagë më datën 13 maj të këtij viti.

“Veterani i Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ahmet Rrahmanaj, nga fshati Bubël i komunës së Malishevës, sot ka marrë ftesë për Gjykatën Speciale, dhe do të udhëtoj për në Hagë më datën 13 maj 2019. Për më shumë informata, do të njoftoheni sot, ku vet personi së bashku me avokatin e tij do të prononcohet për medie”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/