Ferdiana Hoti është 23-vjeçare nga qyteti i Gjilanit, një shkencëtare që premton shumë dhe një shembull suksesi dhe inkurajimi për të rinjtë kosovarë.
E lidhur fort me punën dhe profesionin, ajo po kontribuon në mënyrën më të mirë për shoqërinë dhe promovon Kosovën kudo në botë përmes arritjeve dhe hulumtimeve të saj shkencore.
Ajo kishte pasion shkencat shoqërore, për çka vendosi që rrugëtimin e saj akademik ta fillojë në Fakultetin e Shkencave Politike në UBT. Më pas aplikoi në programin Erasmus, ku fitoi bursë njëvjeçare për të vazhduar studimet në Universitetin e Salzburgut, në Austri.
Pas diplomimit, ajo filloi studimet master në Universitetin e Antwerpenit në Belgjikë, ku përveç studimeve, falë njohurive dhe eksperiencave të marra, Ferdiana ka arritur të bëhet edhe asistentja e parë kosovare në po të njëjtin universitet.
“Gjithmonë do kemi raste dështimesh, mirëpo në vend që t’i përdorim këto dështime si mur për të izoluar veten, duhet t’i përdorim si shkallë drejt arritjes së qëllimit tonë. Rrethojeni veten me njerëz që ju shtyjnë përpara dhe që besojnë në aftësitë tuaja. Asnjë vizion nuk është i paarritshëm dhe limitet e vetme që ekzistojnë janë ato që ju ia vendosni vetes”, i këshilloi ajo të rinjtë kosovarë.
Aktualisht, Ferdiana është studente e doktoraturës në Akademinë më të madhe shkencore në Evropë “SCK-CEN”, ku është duke doktoruar për mënyrat e komunikimit të pasigurive që janë pranishme në situatat me rreziqe radiologjike. Teksa, është duke hulumtuar tema që lidhen me mënyrën se si mund të integrohen shkencat shoqërore dhe interesat e publikut në çdo disiplinë, në bashkëpunim në Institutin Shkencor për Energji Nukleare.
Përveç këtyre angazhimeve, ajo udhëton dhe merr pjesë në konferenca të shumta shkencore, ku së fundmi prezantoi hulumtimin e saj në Universitetin e Oxford-it, në Angli. Ndërkohë, me qëllim të përkrahjes së grave në shkencë, Ferdiana është duke organizuar një konferencë në Barcelonë, që ka për qëllim krijimin e hapësirës për prezantimin e rezultateve shkencore të shkencëtareve të reja.
Artikull i sponsorizuar
Promo
Reklamo ketuSpeciale Kriza në Ukrainë
Më shumë
Escobari dhe Lajçaku me tri kërkesa për Kurtin

Escobar: Duam më të mirën për Kosovën, kërkoj vetëm të dëgjohemi

Kurti merr pjesë në ceremoninë e LGBTI "T’du qashtu qysh je": Liria për të dashuruar është e drejtë universale

Haradinaj: Ekziston një dyshim se Kurti që t’i shpëtojë Asociacionit dëshiron ta ndajë Kosovën

Analizohen anët pozitive dhe negative nga shtimi i trupave të KFOR-it në Kosovë

Haradinaj: Sonte me u shkarku Kurti, shpëton Kosova nga pasojat tjera

TapRrap

KEDS Energy

Fshati Gjelber

TapRrap

Alexander Chapman

Në shitje lokali 550m2 ID – 200

Shitet banesa 80m² në Arbëri, Prishtinë ID-199

Shitet banesa 121.27m² perfekte për ju në Prishtinën e Re – çmimi i pakrahasueshëm! ID-198

Shitet banesa 121.52m² në Pejë – zgjedhja juaj ideale! ID-197

Shitet banesa me tre dhoma gjumi në Pejë ID-196

Disa arsye pse duhet t’i keni këto atlete Nike për basketboll

Disa fakte interesante rreth personazhit të animuar Mickey Mouse – një nga më të njohurit në Disney

Për të shmangur çdo lëndim të këmbëve gjatë lojës së futbollit fëmijët tuaj duhet t’i kenë këto atlete

Pse vajzat e vogla kanë nevojë për atlete me ngjyrë të bardhë dhe rozë?

Fëmijët tuaj do të shijojnë aventurat e tyre me atletet Adidas
Më të lexuarat

Escobari dhe Lajçaku me tri kërkesa për Kurtin

Rusët pro-ukrainas: Ne vramë një kolonel rus - ai kishte vrarë civilë edhe në Jugosllavi

Escobar: Duam më të mirën për Kosovën, kërkoj vetëm të dëgjohemi

Pesë lojtarë e duan largimin e menjëhershëm nga Chelsea

Real Madridi e ka gjetur zëvendësuesin e Benzemas ndërsa punojnë në marrëveshjen sensacionale

Lionel Messi bën një kërkesë speciale për Arabinë Saudite mes vendimit për të ardhmen