Ish-shefi i fushatës së tanimë presidentit amerikan, Donald Trump, Paul Manafort është shpallur fajtor për 5 akuza për evazion fiskal, gjatë gjyqit të zhvilluar ndaj tij në Virginia. Gjithashtu edhe për një tjetër akuzë, pasi kishte dështuar të zbulonte llogari të huaja bankare. Veç tyre, fajtor u shpall edhe për dy akuza për mashtrim bankar.
Juria arriti një vendim për 8 nga 18 akuzat e ngritura ndaj tij, por nuk mundi të gjente konsensusin për 10 akuzat e mbetura, ndaj gjykatësi deklaroi gjykim të pavlefshëm mbi to.
Ky është i pari gjyq penal që rrjedh nga hetimi i Departamentit të Drejtësisë mbi pretendimin e ndërhyrjes në zgjedhjet amerikane nga ana e Rusisë.
Vendimi erdhi në ditën e katërt të diskutimeve nga juria, pas një gjyqi që zgjati plot 10 ditë mes dëshmive e diskutimeve.
Gjyqi kundër Paul Manafort u fut në një situatë kaotike këtë të martë, kur juria njoftoi se kishte arritur verdiktin për 8 nga 18 akuzat, por mbetej ende në ngërç për të arritur unanimitetin në 10 akuza të tjera për mashtrim.
Kreu i jurisë informoi gjykatësin T.S. Ellis III pak pas orës 16 (lokale) në lidhje me situatën. Gjyqtari u tërhoq për një periudhë pushimi dhe tha se do të merrte në pyetje secilin jurist individualisht, përpara se të shpallte sesi do të procedohej më tej. Juria nuk e njoftoi verdiktin për 8 akuzat fillimisht.
Juria e përbërë nga 8 burra e 8 gra kishte bërë të ditur më herët se po hasnin vështirësi në arritjen e një konsensusi për të paktën një prej akuzave mbi Manafortin. Ai përballet gjithsej me 18 akuza, të lidhura me mashtrim bankar dhe evazion fiskal. /tch/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëTreni në Japoni u nis me 17 minuta vonesë: Kur pasagjerët dëgjuan arsyen, askush nuk u zemërua
‘Hakmarrja’ e Izraelit ndaj Iranit - gjithçka që ndodhi në ditën kritike
Ky është heroi më i ri i Dubait - ai shpëton një familje që kishte ngecur në veturë shkaku i përmbytjeve
Pas ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit, reagon shefi i NATO-s
Zoran Milanoviq nuk mund të jetë mandatar për krijimin e qeverisë së re kroate
Izraeli e njoftoi në minutën e fundit SHBA-në për sulmin ndaj Iranit
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
‘Hakmarrja’ e Izraelit ndaj Iranit - gjithçka që ndodhi në ditën kritike
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës
Barcelona po nënshkruan mega-kontratë, ajo do t'i sjellë klubit mbi një miliard euro
Treni në Japoni u nis me 17 minuta vonesë: Kur pasagjerët dëgjuan arsyen, askush nuk u zemërua
Pas ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit, reagon shefi i NATO-s
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel