LAJMI I FUNDIT:

Ish-punonjësi i Yahoo pranoi se hakoi 6,000 llogari në kërkim të materialeve intime

Ish-punonjësi i Yahoo pranoi se hakoi 6,000 llogari në kërkim të materialeve intime

Reyes Daniel Ruiz është ish-punonjësi i Yahoo, që është shpallur fajtor nga Departamenti i Shtetit në Shtetet e Bashkuara, me akuzën se hakoi më se 6,000 llogari të ndryshme.

Duke shfrytëzuar autoritetin si i punësuar në këtë postë të shkëmbimeve elektronike, ai kërkonte materiale intime, në llogaritë e “miqve” dhe kolegëve të tij, transmeton Telegrafi.

Mbi të rëndon akuza për ndërhyrje në kompjuterë të huaj, si dhe dëmtim të privatësisë duke shfrytëzuar lidhjen nëpërmjet rrjetit të internetit.

Nëse shpallet fajtor, rrezikon deri në pesë vjet në burg dhe gjobë deri në 250 mijë dollarë, si dhe ndalesë ndaj viktimave. Pasi që e ka pranuar fajin, mund të jetë një rrethanë lehtësuese në shpalljen e vendimit.

Veprimtaria e errët e këtij inxhinieri të softuerëve, është zbuluar nga FBI, derisa Yahoo e ka pushuar menjëherë nga puna dhe ofroi bashkëpunim për zgjidhjen e plotë të ngjarjes.

Gjatë kohës sa kishte punuar, Riuz pranoi se hakoi mbi 6,000 llogari, prej nga kërkonte dhe ruante fotografi dhe video eksplicite, të cilat i ruante në kompjuterin e tij në shtëpi. Kur kuptoi se është nën hetime dhe mund të zbulohej, Ruiz e shkatërroi kompjuterin për të zhdukur dëshmitë.

Sa herë që hynte në një llogari në Yahoo, e shfrytëzonte rastin që të merrte fjalëkalimet dhe me lehtësi hynte nëpër të gjitha llogaritë tjera të shfrytëzuesit të njëjtë.

Kjo është një arsye më shumë, se pse nuk duhet lënë fjalëkalimet e njëjta nëpër të gjitha llogaritë e rrjeteve sociale, apo platformave tjera. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Këto janë përfitimet e përdoruesve të iPhone 12 nga sistemi i ri operativ iOS 17.4

Këto janë përfitimet e përdoruesve të iPhone 12 nga sistemi i ri operativ iOS 17.4

Teknologji
Kur funksionet e Galaxy AI do të jenë të disponueshme në telefonat më të vjetër të Samsungut

Kur funksionet e Galaxy AI do të jenë të disponueshme në telefonat më të vjetër të Samsungut

Teknologji
Kamera më e shpejtë në botë mund të regjistrojë 156.3 trilionë korniza në sekondë

Kamera më e shpejtë në botë mund të regjistrojë 156.3 trilionë korniza në sekondë

Teknologji
Arabia Saudite prezanton robotin humanoid “femër” – është e programuar të mos flet për seks dhe politikë

Arabia Saudite prezanton robotin humanoid “femër” – është e programuar të mos flet për seks dhe politikë

Teknologji
Google prezanton funksionin e ri që ju ndihmon me blerjet online

Google prezanton funksionin e ri që ju ndihmon me blerjet online

Teknologji
WhatsApp po merr një veçori të re, a do ta përdorni?

WhatsApp po merr një veçori të re, a do ta përdorni?

Teknologji
Kalo në kategori